Raiffeisen Invest Albania Dua të investoj
Çdo objektiv financiar kërkon një zgjidhje të ndryshme. Zgjidhni fondin që i përshtatet qëllimit tuaj, horizontit kohor dhe planeve tuaja për të ardhmen.
Fondet e Investimit
Zgjidhni fondin që i përshtatet objektivave dhe horizontit tuaj të investimit.
Përgatituni për vitet e arta
Fondi i Pensionit me Pjesëmarrje të Hapur Raiffeisen
Kurse tani, për një të ardhme më të sigurt dhe ndërto pensionin tend shtesë për ruajtjen e standardit të jetesës pas daljes në pension. Kontribute individuale apo përmes skemave profesionale nga punëdhësi për të përfituar nga lehtësitë tatimore.
Lajme, njoftime dhe raportime Njoftimet e fundit
Informohuni mbi zhvillimet më të fundit të Shoqërisë Raiffeisen Invest dhe Fondeve nën administrim.
Ndihmë Pyetjet më të shpeshta
Gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth investimit në fondet tona.
Një fond investimi është një portofol asetesh i krijuar nga kontributet e disa investitorëve, të cilat investohen në instrumente të ndryshme financiare, si depozita, obligacione dhe instrumente të tjera financiare, në varësi të politikës së investimit të fondit. Menaxhohen nga profesionistë financiarë dhe ofrojnë mundësi për investitorë individualë të hyjnë në tregje të ndryshme me një shumë relativisht të vogël.
Raiffeisen Invest ka 5 fonde investimi, të cilat ndahen në kategori të ndryshme, në varësi të strategjisë së investimit dhe nivelit të riskut. Disa fonde investojnë kryesisht në instrumente me risk më të ulët, si obligacione dhe instrumente të tregut të parasë, ndërsa fonde të tjera mund të kenë ekspozim më të lartë ndaj aksioneve, duke synuar potencial më të lartë kthimi.
Zgjedhja e fondit varet nga objektivat tuaja financiare, horizonti kohor i investimit dhe toleranca ndaj riskut. Fondet kanë karakteristika dhe nivele të ndryshme risku, ndaj është e rëndësishme të zgjidhni atë që përputhet me nevojat, pritshmëritë dhe horizontin tuaj të investimit.
Për t’u bërë investitor në një fond investimi, duhet të nënshkruani një urdhërblerje kuotash në një nga degët e Bankës Raiffeisen Shqipëri. Gjithashtu, ju mund të hapni një fond të ri investimi, një plan periodik investimi ose të bëni shtesë kuotash përmes aplikacioneve bankare Raiffeisen ON dhe Raiffeisen Youth.
Shuma minimale e investimit fillon nga 5,000 Lekë për një investim të menjëhershëm dhe nga 1,000 Lekë për planet e investimit, në varësi të fondit të zgjedhur. Për informacion më të detajuar, referohuni karakteristikave individuale të secilit fond.
Fondet e investimeve janë subjekte të rregulluara nga Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare. Gjithashtu, çdo fond investimi ka një depozitar, një institucion financiar i pavarur i licencuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes që është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të Fondit si dhe verifikimin e vlerës së tyre.
Jo. Kthimi nga investimi në fond varet nga kushtet e tregut, performanca e instrumenteve financiare ku investon fondi dhe strategjia në abatim. Fondet e investimit nuk mund të garantojnë një kthim fiks të paracaktuar.
Investimi në fond nuk ka një afat të përcaktuar. Investitori mund të shtojë ose zvogëlojë investimin e tij në përputhje me kushtet e fondit dhe legjislacionin në fuqi.
Jo. Investimi në fonde investimi nuk përfshihet në skemën e sigurimit të depozitave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Ky është një standard i zbatueshëm për fondet e investimit në tregjet ndërkombëtare.