Administratoret Administratoret

Administratoret e shoqerise jane:

Znj. Edlira KONINI – Administratore e Përgjithshme
Znj. Alketa EMINI- zv. Administratore e Përgjithshme

Në përgjithësi, Administratorët kanë të drejtë dhe detyrohen:

a) të kryejnë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë;
b) të përfaqësojnë shoqërinë;
c) të kujdesen për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumentacionit dhe të  librave Kontabel të shoqërisë;
d) të përgatisin dhe të nënshkruajnë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurisë së veprimtarisë, të cilët ia paraqesin Këshillit të Administrimit për miratim, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, për t'u paraqitur më pas për miratim nga Asambleja e Përgjithshme;
e) të krijojnë një sistem monitorimi e njoftimi të hershëm për rrethanat, që Kërcenojnë ekzistencën e shoqërisë;
f) të kryejnë regjistrimet e publikimet e detyrueshme të të dhënave të shoqërisë, sipas legjislacionit në fuqi ;
  g) të paraqesin raporte mujore mbi manaxhimin tek Keshilli i Administrimit;
  h) të raportojnë përpara Këshillit të Administrimit për zbatimin e politikave tregtare dhe për ndërmarrjen e masave me rëndësi të veçantë për veprimtarinë e shoqërisë;