SI MUND TË INVESTONI
Në mënyrë që të bëheni anëtar i fondit Raiffeisen Vizion, ju mund të vizitoni çdo degë të Bankës Raiffeisen, të merrni informacionin / dokumentacionin e Fondit dhe të plotësoni një kërkesë për blerjen e kuotave të Fondit Raiffeisen Vizion.
Blerja e kuotave në Fondin Raiffeisen Vizion mund të bëhet nëpërmjet :
- pagesës së aseteve monetare ose
- këmbimit të kuotave të fondit Prestigj me kuotat e fondit Raiffeisen Vizion, të dy fonde të menaxhuara nga Raiffeisen Invest sh.a
SHITJA E KUOTAVE TË FONDIT
Shitja e kuotave të Fondi Raiffeisen Vizion mund të bëhet në çdo kohë me kërkesë të investitorit, pranë çdo degë të Bankës Raiffeisen. Shlyerja do të kryhet brenda afatit ligjor prej 7 ditësh
Vizion graph
Fondi i Raiffeisen VIZION (Fondi Raiffeisen Vizion)

Fondi i Investimit Raiffeisen VIZION është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë te hapur publike, i krijuar për një afat të pacaktuar, i licensuar në Republikën e Shqipërisë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe themeluar e menaxhuar nga Raiffeisen Invest sh.a.
- Mundësi diversifikimi të portofolit tuaj nëpërmjet një alternative investimi afatgjatë
- Mundësi për të përfituar kthim të kënaqshëm duke rritur vlerën e aseteve te investuara
- Fleksibilitet:
- mund të shtoni shumën e investuar në çdo kohë
- Raiffeisen Invest ju shlyen brenda 7 ditëve nga data e kërkesës për tërheqje nga Fondi
- Menaxhimin profesional të aseteve tuaja e kryen stafi i kualifikuar i Raiffeisen Invest
- Transparencë: Akses në llogarinë tuaj on-line dhe monitorim i investimit tuaj në çdo kohë
- Raiffeisen Invest sh. a është pjesë e grupit Raiffeisen.
Objektiv i fondit
Objektivi i investimit i Fondit Raiffeisen Vizion është të maksimizojë kthimin total afatmesëm për investitorin, duke synuar të ruajë kapitalin e investitorit dhe të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm.
Politika e investimit
Fondi synon të ketë një portofol investimesh të përqëndruar kryesisht në tituj borxhi të emetuara ose garantuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Asetet e fondit investohen në instrumentat e mëposhtëm:
- Deri në 100% të aseteve të fondit në tituj borxhi qeveritarë të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë;
- Deri në 10% të aseteve të fondit në fonde investimi me fokus në tituj borxhi të denominuar në monedhën vendase;
- Deri në 10% të aseteve të fondit në tituj borxhi të emetuar nga organet e qeverisjes vendore dhe nga shoqëri tregtare vendase, që tregtohen në tregje të rregulluara ose në një bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë;
- Deri në 20% të aseteve të fondit në ekuivalentë cash-i, transaksione të anasjellta të riblerjes dhe depozita bankare me maturitet deri në 12 muaj.
Për të maksimizuar kthimin total nga investimi, Fondi synon të investojë 50 – 80% të aseteve ne obligacione afatgjatë te Qeverisë shqiptare.
Profili i parashikuar i rrezikut të fondit Raiffeisen Vizion i përket kategorisë së tretë. Ky nivel i treguesit është rezultat i aplikimit të politikës së investimit të fondit me të dhënat historike të normave të interesit për 5 vitet e fundit.
Treguesi i rrezikut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel rreziku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë.
Luhatja e normave të interesit të instrumenteve financiare në të cilat fondi investon është faktori kryesor i cili ndikon në performancën e fondit. Raiffeisen Vizion paraqet nje nivel rreziku mesatar.
Data e lancimit të fondit : 20 Gusht 2018
Periudha e Ofertës Fillestare
Periudha e ofertës fillestare fillon më 20 Gusht 2018 dhe përfundon më 03 Shtator 2018. Gjatë kësaj periudhe çmimi i kuotës mbetet i pandryshuar (1,000 lekë) dhe asetet e akumuluara mund të mbahen vetëm si depozitë.
Banka depozitare : Banka Depozitare është Banka e Parë e Investimeve, Shqipëri
Minimumi i shumës së investuar
Kuotat e fondit janë të emetuara në lekë. Shuma minimale për të investuar është 30,000 lekë. Në vijim mund të shtohet investimi me jo më pak se 10,000 lekë.Vlera minimale e mbajtur në Fond është 10,000 lekë. Nën këtë vlerë, llogaria e investitorit në fond mund të mbyllet nëpërmjet shlyerjes totale të kuotave.
Periudha e rekomanduar e investimit
Minimumi i rekomanduar për horizontin e investimit është të paktën 3 vjet, në mënyrë që investitori të përfitojë rezultatet pozitive të strategjisë së investimit, e cila është një strategji investimi afatmesme.
Periudha minimale e qëndrimit në Fond
Minimumi i qëndrimit në Fond është 2 vjet. Nëse investimi shlyhet përpara përfundimit të këtij afati kohor, shlyerjes do t'i aplikohet një tarifë dalëse.
Tarifë dalëse: 2.00% e Vlerës së kuotave të shitura
Tarifa dalëse aplikohet vetëm nëse nuk plotesohet kushti i periudhës minimale të qëndrimit në fond për 2 vjet.
Të ardhurat nga kjo tarifë qëndrojnë në fond dhe do të shpërndahen si të ardhura për anëtarët e mbetur të fondit në përpjesëtim me shumën që ata kanë investuar në fond.
Tarifë vjetore (Tarifa e Administrimit): Komisioni vjetor i administrimit është deri në 1.15% e vlerës neto të aseteve të fondit. Tarifa të tjera te vazhdueshme i ngarkohen Fondit në përputhje me Prospektin e tij. Kostoja totale që paguhet nga asetet e Fondit nuk mund të kalojë maksimumin prej 1.4% ne vit të vlerës neto të aseteve të fondit.