Keshilli i administrimit Keshilli i administrimit

Znj. Donalda Gjorga 
Kryetare e Këshillit të Administrimit 

Znj. Donalda Gjorga është aklualisht Drejtore e Departamentit të Thesarit në Raiffeisen Bank. Znj. Gjorga ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare (MBA) në fushën e Administrimit të Biznesit pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë. Donalda ka një eksperiencë 13 vjecare në sistemin bankar nga të cilat 10 vjet në fushën e investimeve në tregjet financiare pranë Departamentit të Thesarit në Raiffeisen Bank.  Znj.Gjorga ka përfunduar me rezultate maksimale testet finale të mbrojtjes së certifikatave: ACI Dealing dhe ACI Diploma të ofruar nga Financial Market Association, që është shoqata më e madhe ndërkombëtare e traders në tregjet financiare.


Z. Peter Zilinek
Zv.Kryetar i Këshillit të Administrimit
 

Z. Zilinek ka një eksperiencë të gjerë në industrinë e menaxhimit të aseteve. Aktualisht, ai mban pozicionin e Drejtuesit të Grupit në Departamentin e EQL në Raiffeisen Capital Management, Vienë, Austri. Si pjesë e Qendrës së Kompetencës për Menaxhimin e Aseteve, në Raiffeisen Bank International (RBI), ai përfaqëson Raiffeisen Bank International (RBI) në këshillat mbikëqyrëse të shoqërive që menaxhojnë fondet e investimeve dhe pensioneve në shumë vende të Europës Qëndrore dhe Lindore.

Z. Zilinek ka diplomë masteri respektivisht në menaxhim financiar dhe Juridik si dhe është mbajtës i titullit CFA. 

 

Znj. Alda SHEHU
Anëtare e Këshillit të Administrimit

Znj. Shehu është riemëruar anëtare e Këshillit të Administrimit në vitin 2010. Aktualisht ajo është Drejtore e Divizionit të Financës në Raiffeisen Bank, Shqipëri sh.a

Znj. Shehu ka disa vite experiencë bankare dhe audituese. Ajo ka punuar në pozicione të rëndësishme si: CFO në Raiffeisen Bank,sh.a Shqipëri, Supervizore Auditi në Deloitte & Touche, Shqipëri, Kosovë etj. 

Znj. Shehu ka qenë lektore e Kontabilitetit Financiar në Universitetin e Tiranës

Znj. Alda Shehu është diplomuar në Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës. Nga viti 2003 është anëtare e Shoqatës të Kontabilistëve të Certifikuar (ACCA) dhe nga viti 2005 anëtare e Shoqatës së Thesarmbajtesve të Korporatave (AMCT). 

 

Znj. Vilma BAÇE
Anëtare e Këshillit të Administrimit

Znj. Vilma Baçe ka një eksperiencë të gjerë bankare. Ajo ka mbi 10 vjet përvojë progresive në Raiffeisen Bank sh.a. Gjatë periudhës Tetor 2010 – 1 Maj 2016 ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Marketingut & Marrëdhënieve me Publikun në RBAL. Nga 1 Maji 2016, ajo është emëruar në pozicionin e Drejtores së Shitjeve dhe Rrjetit Shpërndares në Raiffeisen Bank sh.a.

Znj.Baçe është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1998, si dhe ka kryer studime pasuniversitare pranë Universitetit të Misurit në vitin 2004. Për disa vite, Znj. Vilma Baçe është angazhuar si lektore pranë Fakultetit të Gazetarisë, në Universitetin e Tiranës.

 

Z. Joan Canaj
Anëtar i Këshillit të Administrimit

Z. Joan Canaj është aktualisht Drejtor I Divizionit të Riskut të Integruar. Ai ka një eksperiencë të gjatë prej rreth 13  vitesh në Raiffeisen Bank sh.a. Gjatë periudhës Korrik 2008 – Prill 2017 ai ka mbajtur  pozicionin Drejtorit të  Departamentit të ALCO, Studimeve dhe Analizës. Më parë ai ka mbajtur edhe pozicione të tjera të rëndësishme në bankë si:  Drejtor I Departamentit të Strategjisë, Drejtor I Departamentit të Zhvillimit te Klientëve, etj.

Z. Canaj eshte diplomuar për Ekonomi Biznesi në Universitetin Aristoteleio të Selanikut, në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Ekonomike ne vitin 2001, si dhe eshte duke kryer studimet EMBA në Selanik.

 

Znj. Edlira Konini 
Anëtare e Këshillit të Administrimit

Znj. Edlira Konini ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare (grada Master) në Paris, Francë, në degën e Administrim Biznesit. Ajo ka nje eksperience 10-vjecare ne fushen e investimeve dhe tregjeve financiare.

Edlira ju bashkua Raiffeisen INVEST ne vitin 2009, pas nje pervoje disa vjecare pranë departamentit të Thesarit dhe Bankingut te Investimeve të Raiffeisen Bank, Shqiperi duke mbajtur pozicionin e drejtores se manaxhimit te portofolit. Ka marrë me rezultate të shkelqyera certifikatën ACI Dealing, të ofruar nga Financial Market Association, që është shoqata më e madhe ndërkombëtare e traders në tregjet financiare.
 
 
Znj. Alketa Emini
Anëtare e Këshillit të Administrimit

 
Znj. Alketa Emini ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare (grada master) në degën e Administrim Biznesit. Ajo ka një eksperiencë 17-vjecare në sistemin bankar ne Shqipëri.

Alketa iu bashkua Raiffeisen INVEST në vitin 2017, pas një përvoje 13-vjecare pranë departamentit të Menaxhimit të Riskut të Kredive të Raiffeisen Bank Shqipëri ku ka mbajtur pozicionin e drejtores së Menaxhimit të Riskut të Kredive Korporatë dhe Biznes i Mesëm. Për një periudhë pesë vjecare ka mbajtur pozicionin e Anëtares së Këshillit Mbikëqyrës së Raiffeisen Leasing në Shqipëri.