SI MUND TE INVESTONI? SI MUND TE INVESTONI?

Për të investuar në Fondin Raiffeisen Invest Euro ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, të merrni informacionin / dokumentacionin për fondin dhe të plotësoni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit Raiffeisen Invest Euro

Shitja e kuotave të fondit Shitja e kuotave të fondit

Shitja e kuotave të Fondit Raiffeisen Invest Euro mund të bëhet në cdo kohë me kërkesë të investitorit, në cdo degë të Raiffeisen Bank dhe shlyerja e tyre bëhet brenda afatit ligjor prej 7 ditesh.

Fondi Fondi

Fondi Invest Euro date: 16.08.2018
Net Asset Value: 95,066,050.5900 EUR
Cmimi i kuotes: 116.0643 EUR

Fondi Raiffeisen Invest Euro Fondi Raiffeisen Invest Euro

 

 

 

 

 

Fondi i Investimit Raiffeisen Invest Euro është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë te hapur publike, i krijuar për një afat të pacaktuar, i themeluar dhe menaxhuar nga Raiffeisen Invest sh.a.

 

- Eshtë menyrë shumë e mirë investimi për ju:

  • Vetëm 250 Euro për të filluar
  • Kthim i kënaqshëm nga investimi
  • Ofron fleksibilitet në shumat e investimit

- Ju qëndroni në fond për aq kohë sa dëshironi, sipas planeve dhe objektivit tuaj të investimit

- Ju mund të rrisni ose të zvogëloni shumën e investimit në cdo moment

- Fondi ofron mundësi likuiditeti në cdo kohë

- Menaxhim profesional, me staf të kualifikuar të Raiffeisen Invest që menaxhojnë investimin tuaj

- Ju mund të aksesoni on line llogarinë tuaj dhe të monitoroni investimin tuaj

Objektiv i fondit

Objektivi i Fondit është që të mund t'i japë investitorit një kthim nga investimi në përputhje me një menaxhim të kujdesshëm të portofolit, duke ruajtur nivelin e kapitalit dhe të likuiditetit të nevojshëm.

Politika e investimit

Fondi Invest Euro synon të krijojë një portofol të përqëndruar kryesisht në tituj borxhi të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, qeveri të tjera dhe korporata ndërkombetare. Fondi mund të investojë në kuota të fondeve të investimit apo në aksione të shoqërive të investimit si një tjetër formë diversifikimi. Një pjesë e aseteve të Fondit përbëhet nga depozita bankare afatshkurtra në funksion të menaxhimit të likuiditetit. Fondi përcakton natyrën e investimeve të aseteve në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi

Profili i Riskut

Fondi Raiffeisen Invest Euro është në kategorinë e dytë të Profilit të Rrezikut dhe Përfitimit. Treguesi i rrezikut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel rreziku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Ky tregues ka për qëllim tju informoje mbi luhatshmërinë e çmimit të kuotës së fondit bazuar në historikun e performancës se fondit.

 

Minimumi i shumës së investuar

Shuma minimale për të investuar është 250 Euro. Në vijim mund të rritet me shumëfish të 50 Euro

Monedha

Kuotat e fondit janë në Euro

Horizonti i rekomanduar i investimit

Horizonti kohor i investimit rekomandohet të jetë të paktën 1 vit, në menyrë që të rriten shanset për një kthim optimal nga investimi.

Komision i administrimit

Tarifa e Administrimit është 1.50% në vit e Vlerës Neto të Aseteve

Data e lancimit të fondit

22 Nëntor 2012

Depozitari i fondit

Banka Depozitare është Banka e Parë e Investimeve

Date: 30 Qershor 2018