SI MUND TE INVESTONI?
Për të investuar në Fondin Raiffeisen Prestigj ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank , të merrni informacionin / dokumentacionin për fondin dhe të plotësoni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit Raiffeisen Prestigj.
Shitja e kuotave të fondit Prestige
Fondi
Fondi Raiffeisen PRESTIGJ
Fondi i Investimit Raiffeisen PRESTIGJ është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë te hapur publike, i krijuar për një afat të pacaktuar, i themeluar dhe menaxhuar nga Raiffeisen Invest sh.a
- Eshtë menyrë shumë e mirë investimi për ju:
- Vetëm 5,000 lekë për të filluar
- Kthim i kënaqshëm nga investimi
- Ofron fleksibilitet në shumat e investimit
- Ju qëndroni në fond për aq kohë sa dëshironi, sipas planeve dhe objektivit tuaj të investimit
- Ju mund të rrisni ose të zvogëloni shumën e investimit në cdo moment
- Fondi ofron mundësi likuiditeti në cdo kohë
- Menaxhim profesional, me staf të kualifikuar të Raiffeisen Invest që menaxhojnë investimin tuaj
- Ju mund të aksesoni on line llogarinë tuaj dhe të monitoroni investimin tuaj
Objektiv i fondit
Objektivi i Fondit është qe të maksimizojë kthimin nga investimi, duke synuar në të njëjtën kohë ruajtjen e kapitalit të investitorit dhe sigurimin e likuiditetit të nevojshëm.
Politika e investimit
Fondi Prestigj synon të ketë një portofol të përqëndruar kryesisht në instrumente borxhi të emetuara ose garantuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë në monedhën LEK. Një pjesë e aseteve të Fondit përbëhet nga depozita bankare afatshkurtra në funksion të menaxhimit të likuiditetit. Në përputhje me kërkesat e strategjisë së investimit, fondi mund të investojë gjithashtu edhe në instrumente borxhi të emetuara nga pushteti lokal ose shoqëri tregtare vendase, në marrëveshje të riblerjes, etj. Fondi përcakton natyrën e investimeve të aseteve në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Profili i Riskut
Fondi Raiffeisen Prestigj është në kategorinë e dytë të Profilit të Rrezikut dhe Perfitimit. Treguesi i rrezikut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel rreziku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Ky tregues ka për qëllim tju informoje mbi luhatshmërinë e çmimit të kuotës së fondit bazuar në historikun e performancës se fondit.
Minimumi i shumës së investuar
Kuotat e fondit janë në lekë. Shuma minimale për të investuar është 5,000 lekë. Në vijim mund të derdhet jo më pak se 1,000 lekë.
Horizonti i rekomanduar i investimit
Horizonti kohor i investimit rekomandohet të jetë të paktën 1 vit, në menyrë që të rriten shanset për një kthim optimal nga investimi.
Komision i administrimit
Komisioni vjetor i administrimit është deri në 1.15% e vlerës neto të aseteve të fondit. Tarifa të tjera të vazhdueshme i ngarkohen Fondit në përputhje me Prospektin e tij. Fondi nuk aplikon tarifa hyrëse apo dalëse. Kostoja totale që paguhet nga asetet e Fondit nuk mund të kalojë maksimumin prej 1.4% në vit të vlerës neto të aseteve të fondit.
Data e lancimit te fondit
1 Shkurt 2012
Depozitari I fondit
Banka Depozitare është Banka e Parë e Investimeve
Date: 30 Qershor 2018