Njoftim
KIID Shkurt 2024
21.2.2024
Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare dokumentin e perditesuar “Informacioni Kryesor per Investitorin”(KIID) per fondet e investimit Raiffeisen Prestigj , Raiffeisen Invest Euro ,Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Miks.
Ju mund t’i aksesoni dokumentet përkatesisht në menutë e mëposhtme:
Informacioni kryesor për investitorin- Fondi Raiffeisen Prestigj
Informacioni kryesor për investitorin- Fondi Raiffeisen Invest Euro
Informacioni kryesor për investitorin- Fondi Raiffeisen Invest Vizion
Informacioni kryesor për investitorin- Fondi Raiffeisen Miks
Njoftim
Janar 2024 – Prospektet e përditësuara të Fondeve të Investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Invest Euro
31.1.2024
Janar 2024
Të nderuar Investitorë,
Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e përditësuar të Fondeve të investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Invest Euro.
Në secilin prospekt është reflektuar kthimi vjetor i fondit për vitin 2023, treguesit e riskut dhe tarifa e vazhdueshme në datë 31.12.2023, në seksionin mbi të dhënat historike të fondit.
Gjithashtu është detajuar procesi i shitjes së fondeve përmes platformës digjitale Raiffeisen ON për investitorët dhe është përditësuar informacioni në lidhje me anëtarët e Këshillit të Administrimit si dhe seksioni i përpunimit të të dhënave personale në Aneksin 3.
Ju mund te aksesoni Prospektin e Fondit Raiffeisen Prestige këtu
Ju mund te aksesoni Prospektin e Fondit Raiffeisen Vizion këtu
Ju mund te aksesoni Prospektin e Fondit Raiffeisen Invest Euro këtu
Njoftim
Njoftim për trajnimin “Edukimi në vazhdim me fokus fondin e pensionit privat”
10.1.2024
Në zbatim të Rregullores nr.198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim” agjentët e lidhur të fondeve të investimit do t’i nënshtrohen kurrikulës së trajnimit me temë “Edukimi në vazhdim me fokus fondin e pensionit privat”, përgatitur nga Raiffeisen Invest sh.a, e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si ofrues i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për këtë kategori.
Ky trajnim është i detyrueshëm, dhe do të zhvillohet paraprakisht si E-learning dhe më pas në sesione online në datat 11, 12 dhe 15 Janar 2024.
Qëllimi i trajnimit është edukimi ne vazhdim i agjenteve shites te fondeve, me fokus ne njohurite mbi fondin e pensionit privat. Trajnimi sherben per te rifreskuar njohurite ne lidhje me karakteristikat e fondit te pensionit privat Raiffeisen, politiken e investimit dhe risqet e tij, avantazhet, lehtesite fiskale dhe sidomos per tu njohur me risite e Ligjit te ri te pensionit privat.
Njoftim
Njoftim për trajnimin “Kualifikimi Profesional i agjentëve shitës të fondeve të investimit”
9.11.2023
Në zbatim të Rregullores nr.198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim” agjentët e lidhur të fondeve të investimit do t’i nënshtrohen kurrikulës së trajnimit me temë “Kualifikimi Profesional i agjentëve shitës të fondeve të investimit”, përgatitur nga Raiffeisen Invest sh.a, e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si ofrues i aktiviteteve të kualifikimit profesional dhe edukimit në vazhdim për këtë kategori.
Ky trajnim është i detyrueshëm dhe do të zhvillohet si E-learning duke filluar nga data 13 Nëntor deri më datë 20 Dhjetor 2023.
Trajnimi do ju vijë në ndihmë agjentëve shitës të fondeve të investimit për të realizuar me transparencë, profesionalizëm dhe efikasitet procesin e shitjes së fondeve të investimeve. Ata do të rifreskojnë dhe thellojnë njohuritë mbi fondet e investimit në përgjithësi, duke u fokusuar më pas në eksperiencën konkrete me fondet e Raiffeisen Invest, politikat e tyre të investimit dhe administrimit të riskut etj. Kurrikula përbëhet nga 6 module dhe çdo agjent shitës duhet të ndjekë të gjitha modulet si dhe të përfundojë me sukses testimin.
Njoftim
Raporti Vjetor 2022
29.6.2023
Qershor 2023
Të nderuar Investitorë,
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportin Vjetor për vitin financiar 2022.
Në raportin vjetor mund të gjeni informacion të detajuar në lidhje me aktivitetin e shoqërisë administruese Raiffeisen Invest sh.a, ecurinë e Fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen dhe Fondeve të investimeve Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest Euro dhe Raiffeisen Miks përgjatë vitit 2022.
Raporti vjetor përmban pasqyrat financiare të audituara të shoqërisë administruese dhe secilit prej fondeve për vitin 2022.
Ju mund të aksesoni Raportin vjetor 2022 në menunë e mëposhtme:
Njoftim
Prospekt Fondi Pensionit Prill 2023
10.4.2023
Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e përditësuar të Fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen, miratuar me Vendim Bordi nr. 66 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në datë 31 Mars 2023.
Ju mund te aksesoni Prospektin këtu
Njoftim
KIID Mars 2023
3.3.2023
Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare dokumentin e perditesuar “Informacioni Kryesor per Investitorin”(KIID) per fondet e investimit Raiffeisen Prestigj , Raiffeisen Invest Euro ,Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Miks.
Ju mund t’i aksesoni dokumentet përkatesisht në menutë e mëposhtme:
Informacioni kryesor për investitorin- Fondi Raiffeisen Prestigj
Informacioni kryesor për investitorin- Fondi Raiffeisen Invest Euro
Informacioni kryesor për investitorin- Fondi Raiffeisen Invest Vizion
Informacioni kryesor për investitorin- Fondi Raiffeisen Miks
Njoftim
Trajnim për agjentët e autorizuar të fondeve të investimit !
5.1.2023
Janar 2023
Në zbatim të Rregullores nr.198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim” agjentët shitës të fondeve të investimit do t’i nënshtrohen modulit të trajnimit me temë “Kuadri Rregullativ për SIK dhe fondet e pensionit”
Ky trajnim është i detyrueshëm dhe do të zhvillohet nëpërmjet platformës e-learning nga datat 16 -31 Janar 2023.
Ju faleminderit!
Njoftim
Prospekti Fondi MIKS Korrik 2022
29.7.2022
Të nderuar Investitorë
Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e përditësuar të Fondit të investimit Raiffeisen Miks. Në prospekt janë reflektuar kthimi vjetor i fondit për vitin 2021, treguesit e riskut dhe tarifa e vazhdueshme në datë 31.12.2021, në seksionin mbi të dhënat historike të fondit. Gjithashtu, janë përditësuar informacionet për anëtarët e Këshillit të Administrimit të shoqërisë Raiffeisen Invest sh.a, adresa e shoqërisë administruese dhe të dhënat për Audituesin e jashtëm, të cilat janë miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Edhe Rregullat e fondit si pjesë përbërëse të prospektit janë përditësuar.
Ju mund te aksesoni Prospektin këtu
Njoftim
NJOFTIM- Fondi Miks
21.7.2022
Te nderuar Investitore
Te dhenat per Fondin Raiffeisen Mix per daten 19 / Korrik / 2022 jane si me poshte:
Net Asset Value: 3,226,180.91 EUR
Cmimi i kuotes: 91.9321 EUR