Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Njoftim për shtyp

"Raiffeisen Miks" fondi më i ri i investimit në Euro nga Raiffeisen Invest

  • Raiffeisen Invest ofron tashmë katër fonde Investimi
  • Raiffeisen Prestigj dhe Vizion, fonde investimi në Lekë
  • Raiffeisen Miks dhe Raiffeisen Euro, fonde investimi në Euro

Pas suksesit të tre fondeve të mëparshme, dy prej të cilave në Lekë dhe një në Euro, Raiffeisen "Miks" është fondi më i ri i investimit në Euro i ofruar nga Raiffeisen Invest për investitorin shqiptar.

Fondi Raiffeisen Miks është i pari me një natyrë të balancuar të portofolit të investimit, i cili do të përfshijë 3 kategori asetesh: tituj borxhi (obligacione), aksione dhe instrumente të tregut të parasë.

Qëllimi i investimit të Fondit është krijimi i të ardhurave të rregullta dhe një rritje e moderuar e kapitalit në një periudhë afatmesme. Fondi është dizenjuar për atë kategori investitorësh, të cilët kanë nevoja të ulëta likuiditeti dhe një horizont investimi të paktën 5 vjeçar, si dhe janë të gatshëm të marrin përsipër risqet e listuara në prospektin e fondit kundrejt potencialit të një kthimi të kënaqshëm nga investimi.

Të gjithë investitorët e interesuar për një portofol të diversifikuar, mund të drejtohen pranë degëve të Raiffeisen Bank për të investuar në fondin e ri, duke filluar nga data 16 Nëntor. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është 500 Euro dhe nuk aplikohet tarifë në hyrje apo dalje nga fondi.

"Krijimi i fondit Raiffeisen Miks është provë e angazhimit të padiskutueshëm të Raiffeisen Invest në tregun financiar jo-bankar shqiptar dhe besimit që ne kemi në përmirësimin dhe zhvillimin e këtij tregu. Për herë të parë Raiffeisen Invest po i prezanton publikut shqiptar një fond i cili krijon mundësinë e diversifikimit të aseteve midis obligacioneve dhe aksioneve me një nivel të moderuar/mesatar të riskut. Me fondin Raiffeisen Miks synohet që investitorët të marrin më të mirën e kombinimit të këtyre dy tregjeve përgjatë gjithë ciklit ekonomik. Ne u rekomandojmë investitorëve një horizont të gjatë investimi për të përfituar maksimalisht nga politika e investimit afatgjate që ndjekin menaxherët e portofolit si dhe për të minimizuar ndikimet nga luhatjet afatshkurtra të tregjeve në momente të caktuara. Kështu, ne zgjerojmë gamën e produkteve të investimit Raiffeisen si dhe tregut në tërësi dhe jemi në linjë me misionin tonë për t'u ofruar klientëve një diapazon më të gjerë alternativash investimi si dhe një shërbim të shkëlqyer" tha Edlira Konini, Administratore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest. 

* * * * *

Fondi Raiffeisen Miks u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 153, datë 23 Tetor 2020. Ky është një sipërmarrje investimesh kolektive me ofertë publike, e veçantë dhe me pjesëmarrje të hapur, i krijuar nga Raiffeisen Invest. Ky fond është me kohëzgjatje të papërcaktuar. Fond i hapur publik, i cili do të ofrohet/shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank duke filluar nga data 16 Nentor 2020.

Raiffeisen Bank sh.a zotëron 100% të aksioneve të Raiffeisen INVEST sh.a, e cila do të vazhdojë të menaxhojë Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, krahas Fondi Raiffeisen Vizion, Fondit Raiffeisen Prestigj dhe Fondit Raiffeisen Invest Euro.

Rreth Raiffeisen Invest

Raiffeisen Invest sh.a (RIAL) eshte shoqëri e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për Administrimin e Fondeve të Investimit dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar.

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria që hodhi bazat e tregut të fondeve të investimit në Shqipëri dhe sot është udhëheqëse në këtë treg me më shumë se 518 milion euro asete nën administrim. Pas suksesit të Fondit Prestigj, Vizion dhe fondit Raiffeisen Invest Euro, Raiffeisen Invest i ofron investitorit shqiptar edhe një mundësi tjetër investimi në euro, me qëllim diversifikimin e portofolit financiar nëpërmjet investimeve në kategori të ndryshme asetesh.

----------------------------------------------------------------------------

Njoftim

Te nderuar investitore,

Per shkak te situates se Coronavirus-it ne Shqiperi dhe ne zbatim te masave te ndermarra nga Qeveria Shqiptare per kufizimin e levizjeve, Raiffeisen Invest po siguron vazhdimesine e aktivitetit me staf te reduktuar.

Ne keto kushte lutemi qe per cdo informacion apo shqetesim te shkruani ne adresen Invest@raiffeisen.al

Te angazhuar per t'ju pergjigjur sa me shpejt kerkesave apo paqartesive tuaja, shpresojme ne nje tejkalim sa me te shpejte te kesaj situate dhe ju urojme shendet te mire!

Ekipi i Raiffeisen Invest

News News

Back

​Të nderuar Investitorë të Fondit Raiffeisen Prestigj!

Raiffeisen Invest sh.a. shoqëri administruese e Fondeve Prestigj, Euro dhe Pension ju informon në vijim për disa ndryshime në Prospektin e Fondit Raiffeisen Prestigj. 
Prospekti është dokumenti kryesor i fondit i cili u jep investitorëve ekzistues dhe atyre potencialë të gjithë informacionin që lidhet me investimin në fondin Prestigj. Si i tillë ai përditësohet çdo vit për të reflektuar rifreskim të informacionit mbi performancën vjetore si dhe sa herë ka ndryshime të tjera të lidhura me politikën e investimit të fondit, shpërndarjen e aseteve, etj.
Tabela e shpërndarjes së aseteve
Ndryshimet në fjalë konsistojnë në modifikimin e tabelës së shpërndarjes së aseteve, e cila gjendet në faqen 7, të prospektit dhe prezanton një objektiv orientues të instrumenteve në të cilat fondi mund të investojë asetet. 
Më konkretisht, ka ndryshuar objektivi orientues lidhur me disa instrumenta si më poshtë :
Ishte 5 %      bëhet 6% në depozita bankare;
Ishte 5%       bëhet 2% në kuota të fondeve te investimit;
Ishte 0%       bëhet 2 % në tituj të emetuar nga autoritetet vendore dhe shoqeritë tregtare në RSH; 
 
Kjo tabelë është orientuese, dhe si e tillë mund të ndryshojë në çdo kohë në varësi të kushteve të tregut dhe strategjisë së investimit të adoptuar nga menaxheret e portofolit.
Informacion shtesë
Ky njoftim është vetëm për qëllim informacioni dhe nuk kërkohet asnjë veprim nga ana juaj. Nëse keni pyetje ju mund të na kontaktoni në adresën elektronike invest@raiffeisen.al, ose në numrin e telefonit 00355 4 2277 901.
Ju mund të vizitoni faqen tonë zyrtare www.raiffeisen-invest.al për të shkarkuar një kopje elektronike, ose mund të vizitoni degët e Raiffeisen Bank sh.a për të marrë një kopje të printuar të prospektit.
Ndryshimet e sipërpermendura janë aprovuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendimin nr.  186, datë 31.10.2016
 
Per tu njohur me prospektin e perditesuar ju lutem klikoni ketu