Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Te nderuar Investitore

Te dhenat per Fondin Raiffeisen Mix per daten 23 / Qershor / 2021 jane si me poshte:

Net Asset Value: 2,373,872.49 EUR

Cmimi i kuotes: 101.7966 EUR

----------------------------------------------------------------------------

Te dashur Investitore

Me kenaqesi ju informojme se per here te pare ne fushen e tregut te fondeve te investimit/pensionit, Raiffeisen Invest u mundesoi  te gjithe klienteve ekzistues te saj, te kryejne investime ne fonde, nepermjet Raiffeisen ON.

Kjo mundesi investimi nepermjet platformes Raiffeisen ON, synon ti ofroje klienteve lirine per te blere kuota ne cdo kohe, duke qene ne shtepi, zyre apo kudo tjeter pa qene e nevojshme te paraqiten ne deget e bankes.

Duke investuar ne fonde e investimit online ju jo vetem lehtesoni perditshmerine tuaj por keni me shume kohe dhe hapesire per te marre vendimet e duhura rreth investimit tuaj. 

Investoni me dy hapa:

  • Hyr ne Raiffeisen ON – Kliko Pagesa – Dergo Para – Kerko perfituesin (do shfaqen automatikisht vetem fondet qe ju dispononi: Raiffeisen Pension, Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest Euro)   
  • Ploteso shumen e deshiruar per te investuar.

 

Ju ftojme te rrisni investimet tuaja, duke perdorur Raiffeisen ON!

Beni kujdes per veten dhe qendroni te shendetshem,

Ekipi Raiffeisen Invest

----------------------------------------------------------------------------

Njoftim për shtyp

"Raiffeisen Miks" fondi më i ri i investimit në Euro nga Raiffeisen Invest

  • Raiffeisen Invest ofron tashmë katër fonde Investimi
  • Raiffeisen Prestigj dhe Vizion, fonde investimi në Lekë
  • Raiffeisen Miks dhe Raiffeisen Euro, fonde investimi në Euro

Pas suksesit të tre fondeve të mëparshme, dy prej të cilave në Lekë dhe një në Euro, Raiffeisen "Miks" është fondi më i ri i investimit në Euro i ofruar nga Raiffeisen Invest për investitorin shqiptar.

Fondi Raiffeisen Miks është i pari me një natyrë të balancuar të portofolit të investimit, i cili do të përfshijë 3 kategori asetesh: tituj borxhi (obligacione), aksione dhe instrumente të tregut të parasë.

Qëllimi i investimit të Fondit është krijimi i të ardhurave të rregullta dhe një rritje e moderuar e kapitalit në një periudhë afatmesme. Fondi është dizenjuar për atë kategori investitorësh, të cilët kanë nevoja të ulëta likuiditeti dhe një horizont investimi të paktën 5 vjeçar, si dhe janë të gatshëm të marrin përsipër risqet e listuara në prospektin e fondit kundrejt potencialit të një kthimi të kënaqshëm nga investimi.

Të gjithë investitorët e interesuar për një portofol të diversifikuar, mund të drejtohen pranë degëve të Raiffeisen Bank për të investuar në fondin e ri, duke filluar nga data 16 Nëntor. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është 500 Euro dhe nuk aplikohet tarifë në hyrje apo dalje nga fondi.

"Krijimi i fondit Raiffeisen Miks është provë e angazhimit të padiskutueshëm të Raiffeisen Invest në tregun financiar jo-bankar shqiptar dhe besimit që ne kemi në përmirësimin dhe zhvillimin e këtij tregu. Për herë të parë Raiffeisen Invest po i prezanton publikut shqiptar një fond i cili krijon mundësinë e diversifikimit të aseteve midis obligacioneve dhe aksioneve me një nivel të moderuar/mesatar të riskut. Me fondin Raiffeisen Miks synohet që investitorët të marrin më të mirën e kombinimit të këtyre dy tregjeve përgjatë gjithë ciklit ekonomik. Ne u rekomandojmë investitorëve një horizont të gjatë investimi për të përfituar maksimalisht nga politika e investimit afatgjate që ndjekin menaxherët e portofolit si dhe për të minimizuar ndikimet nga luhatjet afatshkurtra të tregjeve në momente të caktuara. Kështu, ne zgjerojmë gamën e produkteve të investimit Raiffeisen si dhe tregut në tërësi dhe jemi në linjë me misionin tonë për t'u ofruar klientëve një diapazon më të gjerë alternativash investimi si dhe një shërbim të shkëlqyer" tha Edlira Konini, Administratore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest. 

* * * * *

Fondi Raiffeisen Miks u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 153, datë 23 Tetor 2020. Ky është një sipërmarrje investimesh kolektive me ofertë publike, e veçantë dhe me pjesëmarrje të hapur, i krijuar nga Raiffeisen Invest. Ky fond është me kohëzgjatje të papërcaktuar. Fond i hapur publik, i cili do të ofrohet/shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank duke filluar nga data 16 Nentor 2020.

Raiffeisen Bank sh.a zotëron 100% të aksioneve të Raiffeisen INVEST sh.a, e cila do të vazhdojë të menaxhojë Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, krahas Fondi Raiffeisen Vizion, Fondit Raiffeisen Prestigj dhe Fondit Raiffeisen Invest Euro.

Rreth Raiffeisen Invest

Raiffeisen Invest sh.a (RIAL) eshte shoqëri e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për Administrimin e Fondeve të Investimit dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar.

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria që hodhi bazat e tregut të fondeve të investimit në Shqipëri dhe sot është udhëheqëse në këtë treg me më shumë se 518 milion euro asete nën administrim. Pas suksesit të Fondit Prestigj, Vizion dhe fondit Raiffeisen Invest Euro, Raiffeisen Invest i ofron investitorit shqiptar edhe një mundësi tjetër investimi në euro, me qëllim diversifikimin e portofolit financiar nëpërmjet investimeve në kategori të ndryshme asetesh.

----------------------------------------------------------------------------

Njoftim

11.3.2020

Në vijim të zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin COVID-19, dëshirojmë t'ju komunikojmë disa informacione dhe këshilla bazë.

Së pari, theksojmë se të gjithë ne duhet të ruajmë qetësinë dhe mbi të gjitha të respektojmë Rregulla bazë të rekomanduara nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

1. Zbatoni rigorozisht rregullat bazë të higjienës

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, ose përdorni një dezinfektues për duart me bazë alkooli;
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me të tjerë në rast të shfaqjes së simptomave (si p.sh. temperaturë dhe kollë);
  • Pastroni rregullisht dhe dezinfektoni objektet e prekura shpesh;

2. Qëndroni në shtëpi ose izolohuni nëse keni shqetësime ose simptoma gripi.

3. Shmangni frekuntimin e kafeneve dhe restoranteve.

4. Brenda mundësive shmangni transportin publik.

5. Shmangni udhëtimet në vendet e prekura.

6. Konsumoni ushqime të pasura me vitamia C, D, A

Kontaktoni Shërbimin e Urgjencës Kombëtare në numrin 127, nëse keni shenja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje

Raiffeisen Invest në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirus COVID-19, ju fton të përdorni shërbimet dhe platformat dixhitale të bankës Raiffeisen.

News News

Back

Njoftim per shtyp

"Raiffeisen Vizion", fondi më i ri nga Raiffeisen Invest: një alternativë më shumë për investime në Lekë
 

Raiffeisen Invest sh.a (RIAL), shoqëri e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për Administrimin e Fondeve të Investimit dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar prezanton fondin më të ri të investimit, Raiffeisen Vizion. 

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria që hodhi bazat e tregut të fondeve të investimit në Shqipëri dhe e zhvilloi atë, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes nga AMF. Pas suksesit të Fondit Prestigj dhe fondit Raiffeisen Invest Euro, RIAL i ofron investitorit shqiptar edhe një mundësi tjetër investimi në lekë, me qëllim diversifikimin e portofolit financiar nëpërmjet investimeve më afatgjata.

Objektivi i Fondit Raiffeisen Vizion është të maksimizojë kthimin total afat-mesëm për investitorët, duke synuar të ruajë kapitalin e tyre dhe të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm.

Ky fond është i përshtatshëm për të gjithë investitorët, qofshin persona fizikë apo juridikë, të cilët kanë nevoja të ulëta likuiditeti dhe horizont investimi afatgjatë, të përgatitur të marrin përsipër rreziqet e listuara në prospektin e fondit kundrejt potencialit të një kthimi të kënaqshëm nga investimi.

Të gjithë investitorët e interesuar mund të drejtohen pranë degëve të Raiffeisen Bank për të investuar në fondin e ri. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është 30,000 Lekë. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 10,000 Lekë.

"Krijimi i fondit Raiffeisen Vizion tregon angazhimin tonë të vazhdueshëm për ti ofruar publikut shqiptar një gamë të gjerë produktesh investimi, jashtë spektrit të produkteve bankare, në përputhje me profilin e tyre të rrezikut. Ky është fondi i tretë i investimit nën administrim të Raiffeisen Invest, i krijuar paralelisht me rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurisë mbi fondet e investimeve në Shqipëri. Si shoqëria lider në këtë treg, ne do të vazhdojmë të menaxhojmë asetet e investitorëve me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, duke zbatuar praktikat më të mira të menaxhimit të aseteve dhe kontribuojmë për sofistikimin e tregut në tërësi. Në një mjedis normash të ulëta interesi, Raiffeisen Vizion do të jetë një alternativë shumë e mirë investimi" tha Edlira Konini, Drejtore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest sh.a.

Fondi Raiffeisen Vizion u miratua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 143, datë 30 Korrik 2018. Ky është një fond i hapur publik, i cili do të ofrohet/shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank duke filluar nga data 20 Gusht 2018.

Fondi Raiffeisen Vizion do të investojë kryesisht në letra me vlerë të Qeverisë Shqiptare.

Raiffeisen Bank sh.a zotëron 100% të aksioneve të Raiffeisen INVEST sh.a, e cila do të vazhdojë të menaxhojë Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, krahas Fondit Raiffeisen Invest Euro dhe Fondit Raiffeisen Prestigj.