Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

E rëndësishme : ndryshim i fjalëkalimit!
Te nderuar investitorë,

Ne kuadër të përmirësimit të cilëisë së shërbimit ndaj jush si dhe rritjes së sigurisë, së fundmi kemi implementuar mundësinë e ndryshimit të fjalëkalimit ( password) nga vetë përdoruesi ne faqen web. Ju do të keni mundësinë të zgjidhni një fjalëkalim sipas dëshirës e në këtë mënyrë të keni akses më thjeshtë në llogaritë tuaja pranë fondeve të investimit/pensionit.
Fillimisht do të hyni nëpërmjet fjalëkalimit të vjetër , i cili u është dhënë nga Raiffeisen Invest. Më pas sistemi do ju kërkojë të vendosni një fjalëkalim të ri.
Nëse do të keni probleme për të aksesuar llogarite e fondeve me fjalekalimin e vjetër ose nësë keni ndryshuar fjalëkalimin dhe nuk e mbani mend, ju lutem na kontaktoni në adresen invest@raiffeisen.al ose nepermjet telefonit për t'ju udhëzuar për hapat e mëtëjshëm që duhet të ndiqni.

Ju faleminderit

__________________________________________________________________________

Raiffeisen Invest sh.a. njofton paraprakisht të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike, të cilët kanë depozituar si dokument identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike të lëshuar gjatë vitit 2009, se këtyre dokumenteve u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019. 

Nisur nga ky fakt, Raiffeisen Invest u kërkon klientëve të saj që gjatë vitit 2019 të rinovojnë dokumentat e sipërpërmëndura sipas procedurave përkatëse. Gjithashtu ju bëjmë me dije, se nëse këto dokumente nuk janë të rinovuara, do të jetë e pamundur të kryhen veprime në fondet e investimit pas një periudhe 60 ditë nga dita e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së dokumentit.

Ju presim në të gjitha degët e Raiffeisen Bank për regjistrimin e dokumenteve të reja.

News News

Back

Njoftim per shtyp

"Raiffeisen Vizion", fondi më i ri nga Raiffeisen Invest: një alternativë më shumë për investime në Lekë
 

Raiffeisen Invest sh.a (RIAL), shoqëri e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për Administrimin e Fondeve të Investimit dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar prezanton fondin më të ri të investimit, Raiffeisen Vizion. 

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria që hodhi bazat e tregut të fondeve të investimit në Shqipëri dhe e zhvilloi atë, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes nga AMF. Pas suksesit të Fondit Prestigj dhe fondit Raiffeisen Invest Euro, RIAL i ofron investitorit shqiptar edhe një mundësi tjetër investimi në lekë, me qëllim diversifikimin e portofolit financiar nëpërmjet investimeve më afatgjata.

Objektivi i Fondit Raiffeisen Vizion është të maksimizojë kthimin total afat-mesëm për investitorët, duke synuar të ruajë kapitalin e tyre dhe të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm.

Ky fond është i përshtatshëm për të gjithë investitorët, qofshin persona fizikë apo juridikë, të cilët kanë nevoja të ulëta likuiditeti dhe horizont investimi afatgjatë, të përgatitur të marrin përsipër rreziqet e listuara në prospektin e fondit kundrejt potencialit të një kthimi të kënaqshëm nga investimi.

Të gjithë investitorët e interesuar mund të drejtohen pranë degëve të Raiffeisen Bank për të investuar në fondin e ri. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është 30,000 Lekë. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 10,000 Lekë.

"Krijimi i fondit Raiffeisen Vizion tregon angazhimin tonë të vazhdueshëm për ti ofruar publikut shqiptar një gamë të gjerë produktesh investimi, jashtë spektrit të produkteve bankare, në përputhje me profilin e tyre të rrezikut. Ky është fondi i tretë i investimit nën administrim të Raiffeisen Invest, i krijuar paralelisht me rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurisë mbi fondet e investimeve në Shqipëri. Si shoqëria lider në këtë treg, ne do të vazhdojmë të menaxhojmë asetet e investitorëve me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, duke zbatuar praktikat më të mira të menaxhimit të aseteve dhe kontribuojmë për sofistikimin e tregut në tërësi. Në një mjedis normash të ulëta interesi, Raiffeisen Vizion do të jetë një alternativë shumë e mirë investimi" tha Edlira Konini, Drejtore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest sh.a.

Fondi Raiffeisen Vizion u miratua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 143, datë 30 Korrik 2018. Ky është një fond i hapur publik, i cili do të ofrohet/shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank duke filluar nga data 20 Gusht 2018.

Fondi Raiffeisen Vizion do të investojë kryesisht në letra me vlerë të Qeverisë Shqiptare.

Raiffeisen Bank sh.a zotëron 100% të aksioneve të Raiffeisen INVEST sh.a, e cila do të vazhdojë të menaxhojë Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, krahas Fondit Raiffeisen Invest Euro dhe Fondit Raiffeisen Prestigj.