Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Raiffeisen Invest sh.a. njofton paraprakisht të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike, të cilët kanë depozituar si dokument identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike të lëshuar gjatë vitit 2009, se këtyre dokumenteve u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019.

Nisur nga ky fakt, Raiffeisen Invest u kërkon klientëve të saj që gjatë vitit 2019 të rinovojnë dokumentat e sipërpërmëndura sipas procedurave përkatëse. Gjithashtu ju bëjmë me dije, se nëse këto dokumente nuk janë të rinovuara, do të jetë e pamundur të kryhen veprime në fondet e investimit pas një periudhe 60 ditë nga dita e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së dokumentit.

Ju presim në të gjitha degët e Raiffeisen Bank për regjistrimin e dokumenteve të reja.

News News

Back

26 Mars 2018

Te nderuar kliente,

Ju bejme me dije se ndryshimet e fundit te platformes se faqes te internetit nuk prekin te dhenat e perdorura nga klientet per t'u identifikuar ne portal. 

Ne rast se keni probleme me aksesin ne llogarine tuaj, ju sugjerojme qe te ndiqni hapat e meposhtem :

  • Ne cdo rast perdorni protokollin e sigurte https kur aksesoni faqen e Raiffeisen Invest: https://www.raiffeisen-invest.al
  • Rekomandohet  perdorimi i Google Chrome per nje shfrytezim sa me efikas te elementeve te rinj te faqes. Ne rast se eshte i pamundur perdorimi i Google Chrome sugjerohet qe shfletuesi i internetit (web browser) i perdorur te jete i perditesuar me versionin e fundit dhe te behen konfigurimet perkatese te sigurise ne menyre qe te lejoje ngarkimin e elementeve te kerkuar.
  • Ne rast se nga ana juaj eshte bere ruajtja (save) e kodeve te perdoruara per identifikimin (username/password) ne portal, me zevendesimin e portalit ato nuk funksionojne automatikisht dhe duhet te rivendosen manualisht.
  • Ne qofte se vazhdoni te keni probleme me identifikimin, ju lutem beni verifikimet e te dhenave te identifikimit (username/password) duke u paraqitur prane nje dege te Raiffesien Bank ose duke kontaktuar ne adresen e-mail te publikuar ne faqen tone te internetit.

Ne cdo rast ju mund te kontaktoni me stafin e Raiffeisen Invest sh.a (shih te dhenat e kontaktit) i cili eshte ne dispozicionin tuaj nga e Hena ne te Premte, ne intervalin 09:00 – 17:00 per t'ju dhene mbeshtetjen e nevojshme.

Faleminderit