Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

E rëndësishme : ndryshim i fjalëkalimit!
Te nderuar investitorë,

Ne kuadër të përmirësimit të cilëisë së shërbimit ndaj jush si dhe rritjes së sigurisë, së fundmi kemi implementuar mundësinë e ndryshimit të fjalëkalimit ( password) nga vetë përdoruesi ne faqen web. Ju do të keni mundësinë të zgjidhni një fjalëkalim sipas dëshirës e në këtë mënyrë të keni akses më thjeshtë në llogaritë tuaja pranë fondeve të investimit/pensionit.
Fillimisht do të hyni nëpërmjet fjalëkalimit të vjetër , i cili u është dhënë nga Raiffeisen Invest. Më pas sistemi do ju kërkojë të vendosni një fjalëkalim të ri.
Nëse do të keni probleme për të aksesuar llogarite e fondeve me fjalekalimin e vjetër ose nësë keni ndryshuar fjalëkalimin dhe nuk e mbani mend, ju lutem na kontaktoni në adresen invest@raiffeisen.al ose nepermjet telefonit për t'ju udhëzuar për hapat e mëtëjshëm që duhet të ndiqni.

Ju faleminderit

__________________________________________________________________________

Raiffeisen Invest sh.a. njofton paraprakisht të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike, të cilët kanë depozituar si dokument identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike të lëshuar gjatë vitit 2009, se këtyre dokumenteve u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019. 

Nisur nga ky fakt, Raiffeisen Invest u kërkon klientëve të saj që gjatë vitit 2019 të rinovojnë dokumentat e sipërpërmëndura sipas procedurave përkatëse. Gjithashtu ju bëjmë me dije, se nëse këto dokumente nuk janë të rinovuara, do të jetë e pamundur të kryhen veprime në fondet e investimit pas një periudhe 60 ditë nga dita e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së dokumentit.

Ju presim në të gjitha degët e Raiffeisen Bank për regjistrimin e dokumenteve të reja.

News News

Back

29 Gusht 2019

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportin Vjetor për vitin financiar 2018.

Në raportin vjetor mund të gjeni informacion të detajuar në lidhje me aktivitetin e shoqërisë administruese Raiffeisen Invest sh.a dhe ecurinë e Fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen dhe Fondeve të investimeve Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Invest Euro përgjatë vitit 2018.

Raporti vjetor përmban pasqyrat financiare të audituara të shoqërisë administruese dhe secilit prej fondeve për vitin 2018.

Ju mund të aksesoni Raportin vjetor 2018 në menunë e mëposhtme :

Raporte vjetore:  2019Raporti Vjetor 2018