Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

News News

Back

31 Gusht 2018

Të nderuar investitorë!

Ju informojme se Raiffeisen Invest sh.a, ne funksion te perputhshmerise se dokumentacionit te fondeve nen administrim me ndryshimet me te fundit ne kuadrin rregullativ, si dhe rritjes se transparencës dhe nivelit të informimit të investitorëve ne fonde, ka reflektuar disa ndryshime ne Prospektet e dy fondeve të investimit, Raiffeisen Prestigj dhe Raiffeisen Invest Euro.

Keto ndryshime jane miratuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare me Vendimin nr. nr.146, datë 30 Korrik 2018.

Më konkretisht ndryshimet kryesore konsistojnë si vijon:

  1. Në të dy prospektet e fondeve, tek objektivat e investimit, janë vendosur kufijte maksimalë të lejuar për sa i përket shpërndarjes se synuar te aseteve, shprehur si perqindje ndaj totalit të aseteve të fondit. Kufijtë maksimalë të lejuar për shpërndarjen e aseteve të secilit fond kanë për qëllim të kufizojnë rrezikun dhe ekspozimin e fondit ndaj një kategorie të caktuar të instrumenteve financiare.
  2. Ne perputhje me kërkesat e rregulloreve më të fundit të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare eshte riformuluar përkufizimi për treguesin e rrezikut sintetik dhe përfitimit si dhe është riparë pjesa e komisioneve të aplikuara nga Banka Depozitare (FIb) në procesin e shlyerjes së kuotave te fondeve. Bazuar në kuadrin rregullativ ne fuqi, Depozitari nuk aplikon asnjë komision gjate procesit te shlyerjes së kuotave te fondeve.
  3. Në prospektet e te dy fondeve, jane vendosur të dhënat mbi performancën dhe indikatorët përkatës të rrezikut për fundin e vitit 2017, janë reflektuar ndryshimet lidhur me audituesin e jashtëm si dhe ndryshimet në organet drejtuese të shoqërisë administruese, pas miratimit të tyre nga AMF.
  4. Gjithashtu, është shtuar alternativa/mundësia e këmbimit të kuotave midis fondeve të administruara nga Raiffeisen Invest në të njëjtën monedhë.
  5. Ne prospektin e fondit ne Leke eshte kufizuar maturiteti mesatar i ponderuar i portofolit nga 5 ne 3 vjet.

Per me teper informacion, lutemi referojuni dokumenteve te Prospekteve ne link-un ne vijim:

Prospekt - Fondi Raiffeisen Prestigj 
Prospekt - Fondi Raiffeisen Invest Euro