Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Njoftim për shtyp

"Raiffeisen Miks" fondi më i ri i investimit në Euro nga Raiffeisen Invest

  • Raiffeisen Invest ofron tashmë katër fonde Investimi
  • Raiffeisen Prestigj dhe Vizion, fonde investimi në Lekë
  • Raiffeisen Miks dhe Raiffeisen Euro, fonde investimi në Euro

Pas suksesit të tre fondeve të mëparshme, dy prej të cilave në Lekë dhe një në Euro, Raiffeisen "Miks" është fondi më i ri i investimit në Euro i ofruar nga Raiffeisen Invest për investitorin shqiptar.

Fondi Raiffeisen Miks është i pari me një natyrë të balancuar të portofolit të investimit, i cili do të përfshijë 3 kategori asetesh: tituj borxhi (obligacione), aksione dhe instrumente të tregut të parasë.

Qëllimi i investimit të Fondit është krijimi i të ardhurave të rregullta dhe një rritje e moderuar e kapitalit në një periudhë afatmesme. Fondi është dizenjuar për atë kategori investitorësh, të cilët kanë nevoja të ulëta likuiditeti dhe një horizont investimi të paktën 5 vjeçar, si dhe janë të gatshëm të marrin përsipër risqet e listuara në prospektin e fondit kundrejt potencialit të një kthimi të kënaqshëm nga investimi.

Të gjithë investitorët e interesuar për një portofol të diversifikuar, mund të drejtohen pranë degëve të Raiffeisen Bank për të investuar në fondin e ri, duke filluar nga data 16 Nëntor. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është 500 Euro dhe nuk aplikohet tarifë në hyrje apo dalje nga fondi.

"Krijimi i fondit Raiffeisen Miks është provë e angazhimit të padiskutueshëm të Raiffeisen Invest në tregun financiar jo-bankar shqiptar dhe besimit që ne kemi në përmirësimin dhe zhvillimin e këtij tregu. Për herë të parë Raiffeisen Invest po i prezanton publikut shqiptar një fond i cili krijon mundësinë e diversifikimit të aseteve midis obligacioneve dhe aksioneve me një nivel të moderuar/mesatar të riskut. Me fondin Raiffeisen Miks synohet që investitorët të marrin më të mirën e kombinimit të këtyre dy tregjeve përgjatë gjithë ciklit ekonomik. Ne u rekomandojmë investitorëve një horizont të gjatë investimi për të përfituar maksimalisht nga politika e investimit afatgjate që ndjekin menaxherët e portofolit si dhe për të minimizuar ndikimet nga luhatjet afatshkurtra të tregjeve në momente të caktuara. Kështu, ne zgjerojmë gamën e produkteve të investimit Raiffeisen si dhe tregut në tërësi dhe jemi në linjë me misionin tonë për t'u ofruar klientëve një diapazon më të gjerë alternativash investimi si dhe një shërbim të shkëlqyer" tha Edlira Konini, Administratore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest. 

* * * * *

Fondi Raiffeisen Miks u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 153, datë 23 Tetor 2020. Ky është një sipërmarrje investimesh kolektive me ofertë publike, e veçantë dhe me pjesëmarrje të hapur, i krijuar nga Raiffeisen Invest. Ky fond është me kohëzgjatje të papërcaktuar. Fond i hapur publik, i cili do të ofrohet/shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank duke filluar nga data 16 Nentor 2020.

Raiffeisen Bank sh.a zotëron 100% të aksioneve të Raiffeisen INVEST sh.a, e cila do të vazhdojë të menaxhojë Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, krahas Fondi Raiffeisen Vizion, Fondit Raiffeisen Prestigj dhe Fondit Raiffeisen Invest Euro.

Rreth Raiffeisen Invest

Raiffeisen Invest sh.a (RIAL) eshte shoqëri e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për Administrimin e Fondeve të Investimit dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar.

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria që hodhi bazat e tregut të fondeve të investimit në Shqipëri dhe sot është udhëheqëse në këtë treg me më shumë se 518 milion euro asete nën administrim. Pas suksesit të Fondit Prestigj, Vizion dhe fondit Raiffeisen Invest Euro, Raiffeisen Invest i ofron investitorit shqiptar edhe një mundësi tjetër investimi në euro, me qëllim diversifikimin e portofolit financiar nëpërmjet investimeve në kategori të ndryshme asetesh.

----------------------------------------------------------------------------

Njoftim

Te nderuar investitore,

Per shkak te situates se Coronavirus-it ne Shqiperi dhe ne zbatim te masave te ndermarra nga Qeveria Shqiptare per kufizimin e levizjeve, Raiffeisen Invest po siguron vazhdimesine e aktivitetit me staf te reduktuar.

Ne keto kushte lutemi qe per cdo informacion apo shqetesim te shkruani ne adresen Invest@raiffeisen.al

Te angazhuar per t'ju pergjigjur sa me shpejt kerkesave apo paqartesive tuaja, shpresojme ne nje tejkalim sa me te shpejte te kesaj situate dhe ju urojme shendet te mire!

Ekipi i Raiffeisen Invest

News News

Back

Dita e Investitorit

Raiffeisen Invest sh.a. shoqeria e pare ne vend e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare per Administrimin e Fondeve te Investimit dhe Pensionit Vullnetar ka prezantuar sot para investitoreve ecurine e tre fondeve te saj gjate vitit 2015.  
Ne eventin e organizuar ne ambjentet e Hotel Tirana International, te konceptuar si Dita e Investitorit moren pjese investitore individuale, dhe investitore institucionale te fondeve te investimit dhe pensionit, si dhe perfaqesues te sektorit financiar dhe shoqerive te biznesit.
Takimi me investitoret u hap nga Z. Resmi Hibraj, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Invest i cili i njohu investitoret me aktivitetin kryesor te fondeve gjate vitit 2015, dhe zhvillimet e fundit te tregut. 
"Eshte kenaqesi e vecante per mua qe ne emer te Raiffeisen Invest t'ju uroj mireseardhjen ne kete event. Dita e Investitorit eshte aktiviteti i pare i ketij lloji dhe eshte ideuar me objektivin e rendesishem jo vetem te zgjerimit te komunikimit me investitoret tane por, edhe te perpjekjeve te shtuara per zgjerimin e tregut te kapitalit ne vendin tone.
Raiffeisen Invest ka njohur nje rritje te madhe qe prej vitit 2012 kur hapi fondin e pare te investimeve, dhe sot menaxhon rreth 500 milione euro, cka eshte domethenese per potencialin e tregut dhe interesin e investitoreve per mundesi te reja investimi. Misioni i Raiffeisen Invest eshte tu siguroje investitoreve meanxhim superior te aseteve te tyre nepermjet nje kthimi pozitiv permes nje procesi te disiplinuar investimi, dhe aplikimit te praktikave me te mira te integritetit, profesionalizmit, fokusit tek investitori dhe dedikmit" tha nder te tjera Z. Hibraj.
Ne vijim, Znj. Rezarta Arapi, Drejtoreshe e Menaxhimit te Protofolit dhe Z. Lizander Saraci, Drejtor i Menaxhimit te Rrezikut, bene nje pasqyrim te performances se portofoleve te fondeve, menaxhimit te rreziqeve te investimit, dhe pritshmerive per vitin 2016.
E ftuar ne kete event ishte edhe Znj. Enkeleda Shehi, Drejtoreshe Ekzekutive e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare, e cila ne fjalimin e saj e vuri theksin tek masat e ndermarra nga Autoriteti gjate vitit 2015 ne sherbim te fuqizimit te kuadrit rregullator dhe mbrojtjes se investitoreve. 
Investitoret u pershendeten edhe nga Z. Bozhidar Todorov. Drejtor Ekzekutiv i bankes kujdestare Banka e Pare e Investimeve dhe Z. Serge Guay, Kryetar i Keshillit te Administrimit te Raiffeisen Invest.
Dita e Investitorit 2015 eshte aktiviteti i pare i ketij lloji ne fushen e fondeve te investimit dhe pensionit, dhe objektivi kryesor i Raiffeisen Invest ne kete aktivitet eshte jo vetem zgjerimi i komunikimit me investitoret por dhe zhvillimi i metejshem i tregut te kapitalit ne Shqiperi 
* * * * *
Raiffeisen Invest sh.a. eshte  shoqeria e pare ne vend e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare per Administrimin e Fondeve te Investimit dhe Pensionit Vullnetar dhe ka nen menaxhim tre fonde, fondet e investimit Prestigj dhe Euro si dhe fondin e Pensionit Vullnetar.
Raiffeisen Invest ka njohur nje rritje te shpejte qe prej fillimit te aktivitetit ne vitin 2012, dhe aktualisht numeron mbi 35,000 investitore ne tre fondet, dhe nje total asetesh prej pothuajse 500 milione euro.
Fondet e Raiffeisen Invest perfaqesojne nje mundesi te mire diversifikimi per publikun shqiptar , dhe nje alternative terhqese ndaj produkteve bankare. Ata i japin mundesine investitoreve shqiptare te investojne si ne tregun vendas ashtu dhe ne ate evropian, permes nje procesi te kujdesshem investimi i cili synon balancen e rendesishme mes nje kthimi te kenaqshem dhe menaxhimit te rreziqeve. 
Misioni i Raiffeisen Invest eshte tu siguroje investitoreve menaxhim superior te parave te tyre permes nje performance pozitive te qendrueshme qe rrjedh nga nje process i disiplinuar investimi, dhe perdorimi i ekspertizes dhe praktikave me te mira te biznesit per zhvillimin e tregut te kapitalit ne Shqiperi.
Raiffeisen Invest ka si aksionare te vetme Raiffesen Bank. 
 
Per te lexuar prezantimin e Dites te Investitorit, ju lutemi, klikoni ketu.
 
Për tekstin e fjalës së Drejtores së Përgjithshme Ekzekutive të AMF-së, zonjës Enkeleda SHEHI, ju lutemi, klikoni këtu.
Për tekstin e fjalës të Z. Bozhidar Todorov. Drejtor Ekzekutiv i bankes kujdestare, ju lutemi, klikoni këtu.