Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Njoftim

Te nderuar investitore,

Per shkak te situates se Coronavirus-it ne Shqiperi dhe ne zbatim te masave te ndermarra nga Qeveria Shqiptare per kufizimin e levizjeve, Raiffeisen Invest po siguron vazhdimesine e aktivitetit me staf te reduktuar.

Ne keto kushte lutemi qe per cdo informacion apo shqetesim te shkruani ne adresen Invest@raiffeisen.al

Te angazhuar per t'ju pergjigjur sa me shpejt kerkesave apo paqartesive tuaja, shpresojme ne nje tejkalim sa me te shpejte te kesaj situate dhe ju urojme shendet te mire!

Ekipi i Raiffeisen Invest

______________________________________________________________________

11.3.2020

Në vijim të zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin COVID-19, dëshirojmë t'ju komunikojmë disa informacione dhe këshilla bazë.

Së pari, theksojmë se të gjithë ne duhet të ruajmë qetësinë dhe mbi të gjitha të respektojmë Rregulla bazë të rekomanduara nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

1. Zbatoni rigorozisht rregullat bazë të higjienës

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, ose përdorni një dezinfektues për duart me bazë alkooli;
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me të tjerë në rast të shfaqjes së simptomave (si p.sh. temperaturë dhe kollë);
  • Pastroni rregullisht dhe dezinfektoni objektet e prekura shpesh;

2. Qëndroni në shtëpi ose izolohuni nëse keni shqetësime ose simptoma gripi.

3. Shmangni frekuntimin e kafeneve dhe restoranteve.

4. Brenda mundësive shmangni transportin publik.

5. Shmangni udhëtimet në vendet e prekura.

6. Konsumoni ushqime të pasura me vitamia C, D, A

Kontaktoni Shërbimin e Urgjencës Kombëtare në numrin 127, nëse keni shenja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje

Raiffeisen Invest në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirus COVID-19, ju fton të përdorni shërbimet dhe platformat dixhitale të bankës Raiffeisen.

News News

Back

Gusht 2019

 

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportin Mujor për Muajin Korrik në lidhje me ecurinë e fondeve të investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest Euro dhe fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen.

Ju mund t'i aksesoni raportet përkatësisht në menutë e mëposhtme:

Raport Muaji Korrik 2019Fondi Raiffeisen Prestigj

Raport Muaji Korrik 2019Fondi Raiffeisen Vizion

Raport Muaji Korrik 2019Fondi Raiffeisen Invest Euro

Raport Muaji Korrik 2019- Fondi i Pensionit Vullnetar Raiffeisen