Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Njoftim!

Në zbatim të Rregullores nr.198, datë 29.12.2020 "Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim" agjentët shitës të fondeve të investimit do t'i nënshtrohen modulit të trajnimit me temë "Kuadri Rregullativ për SIK dhe fondet e pensionit".

Ky trajnim është i detyrueshëm dhe do të zhvillohet nëpërmjet platformës e-learning nga datat 16 -31 Janar 2023.

Ju faleminderit!

----------------------------------------------------------------------------

Te nderuar Investitore !

Ju informojmë se shoqëria Raiffeisen Invest sh.a ka ndryshuar numrin e kontaktit të shoqërisë .

Numri i ri i kontaktit të shoqërisë është : 069 4040 481

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!

----------------------------------------------------------------------------

Te nderuar Investitore

Të dhënat për Fondin Raiffeisen Mix për daten 27 / Mars / 2023 jane si më poshtë:

Net Asset Value: 2,122,008.78 EUR

Cmimi i kuotës: 92.1349 EUR

----------------------------------------------------------------------------

JANAR 2023

Të nderuar investitorë,

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektet e përditësuara të Fondeve të Investimit; Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Invest Euro.

Në prospekte janë përditësuar informacione në lidhje me Anëtarët e Këshillit të Administrimit të shoqërisë Raiffeisen Invest sh.a, adresën e Audituesit të jashtëm si edhe kthimin vjetor, treguesit e riskut dhe tarifën e vazhdueshme për vitin 2021. Edhe Rregullat e fondit si pjesë përbërëse të prospektit janë përditësuar.

Raiffeisen Prestigj Prospekti i Fondit Raiffeisen Prestigj "

Raiffeisen Invest Euro"Prospekti i Fondit Raiffeisen Invest Euro "

Raiffeisen Vizion "Prospekti i Fondit Raiffeisen Vizion "

----------------------------------------------------------------------------

Te dashur Investitore

Në përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dixhitale, ju informojmë se tashmë të gjithë klientët ekzistues të fondeve të Raiffeisen Invest, mund të kryejnë investime në fonde direkt nëpërmjet menusë « Investime » në platformën Raiffeisen ON.

 

  • Në menunë "Investime" mjafton që të klikoni "bli fonde" dhe automatikisht do t'ju shfaqen të gjitha fondet ku jeni investitorë e ku mund të blini kuota shtesë.
  • Përzgjidhni llojin e fondit, vendosni vlerën e investimit, dhe më pas pranoni termat dhe kushtet.
  • Pas plotësimit të saktë të këtyre fushave, veprimi i blerjes së fondit do të përfundojë me sukses.

 

Ju ftojmë të rrisni investimet tuaja, duke përdorur Raiffeisen ON dhe qëndroni në pritje për përmirësimet në vazhdim!

 

Ekipi Raiffeisen Invest

----------------------------------------------------------------------------

Njoftim

11.3.2020

Në vijim të zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin COVID-19, dëshirojmë t'ju komunikojmë disa informacione dhe këshilla bazë.

Së pari, theksojmë se të gjithë ne duhet të ruajmë qetësinë dhe mbi të gjitha të respektojmë Rregulla bazë të rekomanduara nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

1. Zbatoni rigorozisht rregullat bazë të higjienës

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, ose përdorni një dezinfektues për duart me bazë alkooli;
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me të tjerë në rast të shfaqjes së simptomave (si p.sh. temperaturë dhe kollë);
  • Pastroni rregullisht dhe dezinfektoni objektet e prekura shpesh;

2. Qëndroni në shtëpi ose izolohuni nëse keni shqetësime ose simptoma gripi.

3. Shmangni frekuntimin e kafeneve dhe restoranteve.

4. Brenda mundësive shmangni transportin publik.

5. Shmangni udhëtimet në vendet e prekura.

6. Konsumoni ushqime të pasura me vitamia C, D, A

Kontaktoni Shërbimin e Urgjencës Kombëtare në numrin 127, nëse keni shenja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje

Raiffeisen Invest në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirus COVID-19, ju fton të përdorni shërbimet dhe platformat dixhitale të bankës Raiffeisen.

News News

Back

Gusht 2020

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e përditësuar të Fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen, miratur në datë 29 Korrik 2020 me Vendim nr. 104 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Në Prospekt është përditësuar kthimi vjetor i vitit 2019, vlera neto e aseteve në datë 31.12.2019 dhe informacioni lidhur me Audituesin e jashtëm, të miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Në prospekt është shtuar seksioni "Informacion Plotësues" në lidhje me etikën, konfliktin e interesit, kujdesin dhe trajtimin e ankesave me qëllimin e përmirësimit të komunikimit me investitorët dhe në funksion të shtimit të nivelit të transparencës.

Në kuadër të plotësimit të informacionit për rreziqet e fondit dhe unifikimit me standartet dhe udhëzimet e ESMAs, është vendosur informacion në lidhje me Rrezikun Ligjor, Rrezikun për ndryshime në legjislacionin tatimor, Rrezikun Reputacional dhe Rrezikun e Agjensisë, si dhe janë dhënë sqarime më të detajuara të rreziqeve të lidhura me investimet e kryera nga fondi.

 

Përditësimi i prospektit të fondit të Pensionit është detyrim ligjor i përvitshëm dhe dërgohet për miratim në Autoritet.

Ju mund te aksesoni Prospektin këtu