Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

E rëndësishme : ndryshim i fjalëkalimit!
Te nderuar investitorë,

Ne kuadër të përmirësimit të cilëisë së shërbimit ndaj jush si dhe rritjes së sigurisë, së fundmi kemi implementuar mundësinë e ndryshimit të fjalëkalimit ( password) nga vetë përdoruesi ne faqen web. Ju do të keni mundësinë të zgjidhni një fjalëkalim sipas dëshirës e në këtë mënyrë të keni akses më thjeshtë në llogaritë tuaja pranë fondeve të investimit/pensionit.
Fillimisht do të hyni nëpërmjet fjalëkalimit të vjetër , i cili u është dhënë nga Raiffeisen Invest. Më pas sistemi do ju kërkojë të vendosni një fjalëkalim të ri.
Nëse do të keni probleme për të aksesuar llogarite e fondeve me fjalekalimin e vjetër ose nësë keni ndryshuar fjalëkalimin dhe nuk e mbani mend, ju lutem na kontaktoni në adresen invest@raiffeisen.al ose nepermjet telefonit për t'ju udhëzuar për hapat e mëtëjshëm që duhet të ndiqni.

Ju faleminderit

__________________________________________________________________________

Raiffeisen Invest sh.a. njofton paraprakisht të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike, të cilët kanë depozituar si dokument identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike të lëshuar gjatë vitit 2009, se këtyre dokumenteve u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019. 

Nisur nga ky fakt, Raiffeisen Invest u kërkon klientëve të saj që gjatë vitit 2019 të rinovojnë dokumentat e sipërpërmëndura sipas procedurave përkatëse. Gjithashtu ju bëjmë me dije, se nëse këto dokumente nuk janë të rinovuara, do të jetë e pamundur të kryhen veprime në fondet e investimit pas një periudhe 60 ditë nga dita e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së dokumentit.

Ju presim në të gjitha degët e Raiffeisen Bank për regjistrimin e dokumenteve të reja.

News News

Back

Perfundon Konferenca e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, “Sistemi i pensioneve vullnetare në Shqipëri - zgjerimi i mbulimit”

Konferenca e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, "Sistemi i pensioneve vullnetare në Shqipëri - zgjerimi i mbulimit" përfundoi sot. Në të u diskutua nga ekspertët, mbikëqyrësit, punëdhënësit dhe sektori i pensioneve private, për nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të pensioneve vullnetare private në Shqipëri. Konferenca u organizua me mbështetjen e Bankës Botërore, në kuadër të zbatimit të projektit "Mbikëqyrja dhe mbulimi i pensioneve", me fonde të Iniciativës FIRST. Ndër folësit kryesorë ishin Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zoti Blendi Klosi, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, zonja Tahseen Sayed, dhe Zëvendësministrja e Financave, zonja Irena Beqiraj.

Në fjalën e saj, zonja Enkeleda Shehi, Drejtore Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), theksoi rëndësinë e përfundimit të ndryshimeve fiskale në mënyrë që të nxitet kursimi për pensione private. Ajo theksoi rezultatet e anketimit të realizuar në bashkëpunim me INSTAT, i cili identifikoi disa sfida me rëndësi kritike—në veçanti nevojën për të dhënë informacion të thjeshtë, i cili t'i ndihmojë punonjësit dhe punëdhënësit ta kuptojnë përse janë të rëndësishme pensionet vullnetare dhe cilat janë përfitimet reale.

Në fjalën e saj, zonja Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, theksoi se Qeveria e Shqipërisë po zbaton reforma të rëndësishme për pensionet publike. Qeveria po kërkon t'i përmirësojë më tej pensionet me këtë përpjekje të re për zgjerimin e mbulimit të pensioneve private. "Shqipëria ka nevojë të hedhë tani themelet e një sistemi të diversifikuar pensionesh ku rëndësi kritike kanë si pensionet publike ashtu edhe ato private, për të kontribuar në sigurinë financiare për burrat dhe gratë pas daljes në pension," – tha ajo.

Duke folur në konferencë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zoti Blendi Klosi vlerësoi reformën në sistemin e pensioneve shtetërore dhe nxiti gjithëpërfshirjen edhe në skemat vullnetare të pensioneve. Ministri Klosi e vuri theksin tek të rinjtë dhe përfshirja e tyre gjithnjë e më e madhe në skemat e pensioneve.

Shoqëritë tregtare shqiptare që u kanë ofruar punonjësve të tyre pjesëmarrje në skema të pensioneve private vullnetare prezantuan përvojën e tyre dhe procesin e komunikimit që kanë ndërmarrë për të shpjeguar përfitimet që sjellin këto skema. Gjithashtu, tri shoqëritë e administrimit të fondeve të pensioneve që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri prezantuan perspektivën e tyre në lidhje me zhvillimin e tregut, avantazhet e fondeve të pensioneve dhe mundësitë për zgjerim. Disa prej ekspertëve rajonalë që merrnin pjesë në konferencë ofruan krahasime me vende dhe përvoja të tjera të mira.

Ekspertët e huaj folën në konferencë për praktikat më të mira në botë. Ata ndanë me pjesëmarrësit edhe përvoja dhe ide se si të zgjerohet më tej tregu i pensioneve vullnetare private dhe si të rritet roli i autoritetit rregullator të këtij tregu në Shqipëri.

Në fjalën e saj mbyllëse, zonja Shehi theksoi se kjo konferencë është fillimi i një procesi të vazhdueshëm për të cilin AMF është e angazhuar ta vijojë si një forum ku të diskutohet për pikëpamjet se si të realizohet një sistem i fuqishëm pensionesh në Shqipëri.

 

  • Për tekstin e fjalës së Drejtores së Përgjithshme Ekzekutive të AMF-së, zonjës Enkeleda SHEHI, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për prezantimin e Drejtorit Ekzekutiv, Raiffeisen Invest - Shoqëria Administruese e Fondit të Pensioneve Private dhe e Sipërmarrjes së Investimeve, Z. Resmi HIBRAJ, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për tekstin e fjalës së Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi KLOSI, ju lutemi,klikoni këtu.
  • Për tekstin e fjalës të Menaxheres të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, zonjës Tahseen SAYED, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për prezantimin e përfaqësuesit të Departamentit të Rregullimit dhe Licencimit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Rumanisë, Z. Dan PESCARU, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për tekstin e fjalës së Zëvendësministres së Financave, Zj. Irena BEQIRAJ, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për tekstin e fjalës moderuese të Drejtorit të Përgjithshëm, INSTAT, Z. Gjergj FILIPI, ju lutemi,klikoni këtu.
  • Për prezantimin e Ekspertit të Sektorit Financiar, Banka Botërore, Z. Leendert VAN DRIEL, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për diskutimin e Drejtores së Statistikave Ekonomike, INSTAT Zj. Elsa DHULI, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për tekstin e fjalës moderuese të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Banka Intesa SanPaolo, Shqipëri Z. Silvio PEDRAZZI, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për prezantimin e përfaqësueses së Vodafone Shqipëri,  Zj. Gentiana JOSIFI, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për prezantimin e përfaqësueses së Tirana International Airport, Zj. Sonila RADA, ju lutemi,klikoni këtu.
  • Për prezantimin e Zëvendësdrejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Z. Astrit HADO, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për prezantimin e Drejtorit Ekzekutiv, SIGAL LIFE, SIGAL LIFE, UNIQA Group Austria - Shoqëria Administruese e Fondit të Pensioneve Private, Z. Naim HASA, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për prezantimin e Drejtores Ekzekutive, SiCRED - Shoqëria Administruese e Fondit të Pensioneve Private, Zj.Estela KOÇI, ju lutemi, klikoni këtu.
  • Për tekstin e fjalës mbyllëse të Drejtores së Përgjithshme Ekzekutive të AMF-së, zonjës Enkeleda SHEHI, ju lutemi, klikoni këtu.