Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Raiffeisen Invest sh.a. njofton paraprakisht të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike, të cilët kanë depozituar si dokument identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike të lëshuar gjatë vitit 2009, se këtyre dokumenteve u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019.

Nisur nga ky fakt, Raiffeisen Invest u kërkon klientëve të saj që gjatë vitit 2019 të rinovojnë dokumentat e sipërpërmëndura sipas procedurave përkatëse. Gjithashtu ju bëjmë me dije, se nëse këto dokumente nuk janë të rinovuara, do të jetë e pamundur të kryhen veprime në fondet e investimit pas një periudhe 60 ditë nga dita e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së dokumentit.

Ju presim në të gjitha degët e Raiffeisen Bank për regjistrimin e dokumenteve të reja.

News News

Back

Qershor 2019

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e perditesuar te Fondit te Pensionit Vullnetar Raiffeisen, miratur ne date 31 Maj 2019 me Vendim nr. 87 nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare.

Ne Prospekt eshte perditesuar kthimi vjetor i vitit 2018, vlera neto e aseteve ne date 31.12.2018, auditori i jashtem, i miratuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare dhe fondet e investimeve nen menaxhim te shoqerise administruese Raiffeisen Invest sh.a. 
Gjithashtu ne prospekt eshte ristrukturuar ne formulim rreziku i tregut dhe eshte hequr opsioni i pagesave cash ne sportelet e bankes depozitare si nje nga menyrat e pageses se kontributeve ne fond, duke lene vetem mundesine e transfertes bankare. 

Perditesimi i prospektit te fondit te Pensionit eshte detyrim ligjor i pervitshem dhe duhet të dërgohet për miratim në Autoritet.

Ju mund te aksesoni Prospektin këtu