Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Te nderuar Investitore

Te dhenat per Fondin Raiffeisen Mix per daten 22 / Korrik / 2021 jane si me poshte:

Net Asset Value: 2,742,205.85 EUR

Cmimi i kuotes: 102.5396 EUR

----------------------------------------------------------------------------

Te dashur Investitore

Në përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dixhitale, ju informojmë se tashmë të gjithë klientët ekzistues të fondeve të Raiffeisen Invest, mund të kryejnë investime në fonde direkt nëpërmjet menusë « Investime » në platformën Raiffeisen ON.

 

  • Në menunë "Investime" mjafton që të klikoni "bli fonde" dhe automatikisht do t'ju shfaqen të gjitha fondet ku jeni investitorë e ku mund të blini kuota shtesë.
  • Përzgjidhni llojin e fondit, vendosni vlerën e investimit, dhe më pas pranoni termat dhe kushtet.
  • Pas plotësimit të saktë të këtyre fushave, veprimi i blerjes së fondit do të përfundojë me sukses.

 

Ju ftojmë të rrisni investimet tuaja, duke përdorur Raiffeisen ON dhe qëndroni në pritje për përmirësimet në vazhdim!

 

Ekipi Raiffeisen Invest

----------------------------------------------------------------------------

Njoftim për shtyp

"Raiffeisen Miks" fondi më i ri i investimit në Euro nga Raiffeisen Invest

  • Raiffeisen Invest ofron tashmë katër fonde Investimi
  • Raiffeisen Prestigj dhe Vizion, fonde investimi në Lekë
  • Raiffeisen Miks dhe Raiffeisen Euro, fonde investimi në Euro

Pas suksesit të tre fondeve të mëparshme, dy prej të cilave në Lekë dhe një në Euro, Raiffeisen "Miks" është fondi më i ri i investimit në Euro i ofruar nga Raiffeisen Invest për investitorin shqiptar.

Fondi Raiffeisen Miks është i pari me një natyrë të balancuar të portofolit të investimit, i cili do të përfshijë 3 kategori asetesh: tituj borxhi (obligacione), aksione dhe instrumente të tregut të parasë.

Qëllimi i investimit të Fondit është krijimi i të ardhurave të rregullta dhe një rritje e moderuar e kapitalit në një periudhë afatmesme. Fondi është dizenjuar për atë kategori investitorësh, të cilët kanë nevoja të ulëta likuiditeti dhe një horizont investimi të paktën 5 vjeçar, si dhe janë të gatshëm të marrin përsipër risqet e listuara në prospektin e fondit kundrejt potencialit të një kthimi të kënaqshëm nga investimi.

Të gjithë investitorët e interesuar për një portofol të diversifikuar, mund të drejtohen pranë degëve të Raiffeisen Bank për të investuar në fondin e ri, duke filluar nga data 16 Nëntor. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është 500 Euro dhe nuk aplikohet tarifë në hyrje apo dalje nga fondi.

"Krijimi i fondit Raiffeisen Miks është provë e angazhimit të padiskutueshëm të Raiffeisen Invest në tregun financiar jo-bankar shqiptar dhe besimit që ne kemi në përmirësimin dhe zhvillimin e këtij tregu. Për herë të parë Raiffeisen Invest po i prezanton publikut shqiptar një fond i cili krijon mundësinë e diversifikimit të aseteve midis obligacioneve dhe aksioneve me një nivel të moderuar/mesatar të riskut. Me fondin Raiffeisen Miks synohet që investitorët të marrin më të mirën e kombinimit të këtyre dy tregjeve përgjatë gjithë ciklit ekonomik. Ne u rekomandojmë investitorëve një horizont të gjatë investimi për të përfituar maksimalisht nga politika e investimit afatgjate që ndjekin menaxherët e portofolit si dhe për të minimizuar ndikimet nga luhatjet afatshkurtra të tregjeve në momente të caktuara. Kështu, ne zgjerojmë gamën e produkteve të investimit Raiffeisen si dhe tregut në tërësi dhe jemi në linjë me misionin tonë për t'u ofruar klientëve një diapazon më të gjerë alternativash investimi si dhe një shërbim të shkëlqyer" tha Edlira Konini, Administratore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest. 

* * * * *

Fondi Raiffeisen Miks u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 153, datë 23 Tetor 2020. Ky është një sipërmarrje investimesh kolektive me ofertë publike, e veçantë dhe me pjesëmarrje të hapur, i krijuar nga Raiffeisen Invest. Ky fond është me kohëzgjatje të papërcaktuar. Fond i hapur publik, i cili do të ofrohet/shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank duke filluar nga data 16 Nentor 2020.

Raiffeisen Bank sh.a zotëron 100% të aksioneve të Raiffeisen INVEST sh.a, e cila do të vazhdojë të menaxhojë Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, krahas Fondi Raiffeisen Vizion, Fondit Raiffeisen Prestigj dhe Fondit Raiffeisen Invest Euro.

Rreth Raiffeisen Invest

Raiffeisen Invest sh.a (RIAL) eshte shoqëri e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për Administrimin e Fondeve të Investimit dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar.

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria që hodhi bazat e tregut të fondeve të investimit në Shqipëri dhe sot është udhëheqëse në këtë treg me më shumë se 518 milion euro asete nën administrim. Pas suksesit të Fondit Prestigj, Vizion dhe fondit Raiffeisen Invest Euro, Raiffeisen Invest i ofron investitorit shqiptar edhe një mundësi tjetër investimi në euro, me qëllim diversifikimin e portofolit financiar nëpërmjet investimeve në kategori të ndryshme asetesh.

----------------------------------------------------------------------------

Njoftim

11.3.2020

Në vijim të zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin COVID-19, dëshirojmë t'ju komunikojmë disa informacione dhe këshilla bazë.

Së pari, theksojmë se të gjithë ne duhet të ruajmë qetësinë dhe mbi të gjitha të respektojmë Rregulla bazë të rekomanduara nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

1. Zbatoni rigorozisht rregullat bazë të higjienës

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, ose përdorni një dezinfektues për duart me bazë alkooli;
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me të tjerë në rast të shfaqjes së simptomave (si p.sh. temperaturë dhe kollë);
  • Pastroni rregullisht dhe dezinfektoni objektet e prekura shpesh;

2. Qëndroni në shtëpi ose izolohuni nëse keni shqetësime ose simptoma gripi.

3. Shmangni frekuntimin e kafeneve dhe restoranteve.

4. Brenda mundësive shmangni transportin publik.

5. Shmangni udhëtimet në vendet e prekura.

6. Konsumoni ushqime të pasura me vitamia C, D, A

Kontaktoni Shërbimin e Urgjencës Kombëtare në numrin 127, nëse keni shenja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje

Raiffeisen Invest në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirus COVID-19, ju fton të përdorni shërbimet dhe platformat dixhitale të bankës Raiffeisen.

News News

Korrik 2019

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare  Raportin Mujor për Muajin Qershor  në lidhje me ecurinë e fondeve të investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest Euro dhe fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen. Ju mund t'i aksesoni...

Qershor 2019

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e perditesuar te Fondit te Pensionit Vullnetar Raiffeisen, miratur ne date 31 Maj 2019 me Vendim nr. 87 nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Ne Prospekt eshte perditesuar kthimi vjetor i vitit 2018, vlera...

Njoftim

Të nderuar Investitorë, Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. prezanton Planet e Investimit si një skemë investimi në mënyrë periodike dhe në vlera të vogla, në fondet e administruara nga Raiffeisen Invest. Nëpërmejt pagesave të rregullta periodike në fondin e...