Info mbi kompaninë Info mbi kompaninë

Raiffeisen INVEST sh.a është një shoqëri administruese e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për administrimin e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (fondeve të investimit) dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar. Eshtë e para shoqëri e liçensuar për administrimin e fondeve te investimit.

Aksionari i vetëm i shoqërisë është Raiffeisen Bank sh.a, e cila zotëron 100% të aksioneve.

T'u ofrojmë investitorëve alternativa interesante dhe të përshtatshme investimi dhe të mundësojme zhvillimin e tregut të kapitalit në vend, duke u fokusuar në:

  • Njohjen e klientëve tanë dhe orientimin e tyre drejt vendimarrjes së duhur të investimit,
  • Menaxhim cilësor të aseteve me qëllim kthime të kenaqshme nga investimi
  • Një qeverisje të fortë të korporatës
  • Krijimin e opsioneve të reja per investim, paralelisht me rritjen e vetëdijes dhe njohurive te klienteve mbi fondet e investimit në Shqipëri.

Të jemi shoqëria lider dhe më e besuar në fushën e adminstrimit të aseteve në vend.

  • Integriteti – Procesi ynë i investimit bazohet në integritet, transparencë dhe standarte të larta
  • Pasioni – Ne i menaxhojmë asetet tuaja me pasion dhe dedikim
  • Profesionalizmi – Ne aplikojmë profesionalizëm maksimal dhe praktikat më të mira të investmit dhe menaxhimit
  • Fokusi tek investitori – Ne i përkushtohemi nevojave të investitorit nëpërmjet shërbimit cilësor e transparent