si mund te investoni? si mund te investoni?

Në mënyrë që të bëheni anëtar i fondit Raiffeisen Miks, ju mund të vizitoni degët e Bankës Raiffeisen, të merrni informacionin / dokumentacionin e Fondit dhe të plotësoni një kërkesë për blerjen e kuotave të Fondit Raiffeisen Miks.

Blerja e kuotave në Fondin Raiffeisen Miks mund të bëhet pranë degëve të Bankës Raiffeisen nëpërmjet pagesës së aseteve monetare ose nëpërmjet këmbimit të kuotave të fondeve të tjera të investimit në Euro, të menaxhuara nga Raiffeisen Invest.

shitja e kuotave te fondit shitja e kuotave te fondit

Shitja e kuotave të Fondi Raiffeisen Miks mund të bëhet në çdo kohë me kërkesë të investitorit, në çdo degë të Bankës Raiffeisen dhe shlyerja do të kryhet brenda afatit ligjor prej 7 ditësh.

FONDI RAIFFEISEN MIKS FONDI RAIFFEISEN MIKS

 

Fondi i Investimit Raiffeisen Miks është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë publike, me pjesëmarrje të hapur, krijuar me kohëzgjatje të papërcaktuar dhe licencuar në Republikën e Shqipërisë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Ky fond ështe i themeluar dhe i administruar nga Raiffeisen Invest sh.a.

- Fondi ju ofron një mundësi të re investimi ne monedhën Euro

- Diversifikim nëpërmjet investimeve në klasa të ndryshme të aseteve si Obligacione dhe Aksione, me nje horizont investimi afatmesëm ose afatgjatë

- Mundësi të krijimit të të ardhurave të rregullta dhe një rritjeje të moderuar të kapitalit në një periudhë afatmesme

- Pjesëmarrje indirekte në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

- Fondi ofron fleksibilitet :

  • mund të shtoni shumën e investuar në çdo kohë;
  • mund të zgjidhni të investoni me një shumë të menjëhershme në fond ose nëpërmjet një plani investimi me pagesa automatike, periodike dhe në vlera të vogla
  • mund të kërkoni të shisni kuotat tuaja në çdo moment, pjesërisht apo në total: Raiffeisen Invest ju shlyen brenda 7 ditëve nga data e kërkesës për tërheqje nga Fondi

-Menaxhimin profesional të aseteve tuaja e kryen stafi i kualifikuar i Raiffeisen Invest.

-Transparencë: Mund të aksesoni on-line llogarinë tuaj dhe të monitoroni investimin tuaj në çdo moment.

-Raiffeisen Invest sh. a – pjesë e grupit Raiffeisen

Treguesi i rrezikut sintetik dhe përfitimit ka për qëllim ti japë investitorit një ide mbi luhatshmërinë e çmimit të kuotës së fondit bazuar në historikun e performancës. Treguesi i rrezikut sintetik dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel rreziku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë.

Fondi Raiffeisen Miks është në kategorinë e katërt të Profilit të Rrezikut dhe Përfitimit.

Ky nivel i treguesit është rezultat i aplikimit të politikës së investimit të fondit me të dhënat historike të normave të interesit dhe të tregut të kapitalit për 5 vitet e fundit.

Luhatshmëria e normave të interesit të instrumenteve financiare dhe e tregjeve të kapitalit në të cilat fondi investon është faktori kryesor i cili ndikon në performancën e fondit

Për shkak të natyrës së investimeve të fondit, të cilat synojnë një portofol të investimeve të ndarë në instrumenta borxhi dhe aksione, Fondi ka një profil rreziku mesatar dhe është subjekt i një luhatshmërie më të lartë se sa një fond i thjeshtë obligacionesh.

Objektiv i fondit

Ojektivi i investimit të Fondit është krijimi i të ardhurave të rregullta dhe një rritje e moderuar e kapitalit në një periudhë afatmesme.

Politika e investimit

Fondi Miks synon të ketë një portofol investimesh të përqendruar kryesisht në instrumente financiare që i përkasin tre kategorive kryesore të aseteve: Tituj borxhi, Aksione, Tregu i parasë dhe ekuivalentë cash-i.

Asetet e fondit investohen në instrumentet e mëposhtme, në përputhje me fokusin e investimit:

  • Deri në 75% të aseteve investohen në tituj borxhi të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, një vend i BE-së apo çdo shtet tjetër i miratuar nga AMF, nga institucionet ndërkombëtare dhe / ose shoqëri tregtare që tregtohen në një treg të rregulluar ose bursë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në një vend të BE-së ose në një vend tjetër të lejuar nga AMF & në kuota të fondeve të investimit që investojnë në tregun e obligacioneve.
  • Deri në 40% të aseteve të fondit investohen në aksione që tregtohen në tregje të rregulluara ose në një bursë titujsh në vende të zhvilluara si SHBA, Kanada, vendet e BE-së, Zvicër, vendet e Paqësorit ose në vende në zhvillim në Europë apo Azi. Këto tituj janë në formën e aksioneve individuale ose kuota të fondeve te investimit në aksione, të tregtuara ose jo në bursë.
  • Deri në 80% të aseteve të fondit mund të jenë Depozita bankare, marrëveshje të anasjellta të riblerjes, cash dhe ekuivalentë cash-i.

Fondi përcakton natyrën e investimeve të aseteve në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Monedha

Kuotat e fondit janë të emetuara në Euro dhe blerja & shlyerja e tyre bëhet në Euro

Minimumi i shumës së investuar

Shuma minimale për të investuar është 500 Euro. Në rast të planeve të investimit shuma minimale është 50 Euro.

Vlera minimale e mbajtur në Fond është 100 Euro. Nën këtë vlerë, llogaria e investitorit në fond mund të mbyllet.

Periudha e rekomanduar e investimit

Periudha e investimit rekomandohet të jetë të paktën 5 vjet, në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga strategjia e investimit dhe të rriten shanset për një kthim optimal nga investimi.

Tarifa :

Tarifa e Administrimit është deri në1.3% në vit e Vlerës Neto të Aseteve. Tarifa të tjera te vazhdueshme i ngarkohen Fondit në përputhje me Prospektin e tij. Fondi nuk aplikon tarifa hyrëse apo dalëse

Data e fillimit të veprimtarisë së fondit dhe Periudha e Ofertës Fillestare
Fondi Fillon me 16 Nëntor 2020

Periudha e ofertës fillestare fillon më 16 Nëntor 2020 dhe përfundon më 06 Dhjetor 2020. Gjatë kësaj periudhe çmimi i kuotës mbetet i pandryshuar 100 Euro.

Depozitari I fondit:- Banka e Parë e Investimeve,Albania sh.a