Raiffeisen MIKS
Informacion mbi fondin
Dokumentacioni
Objektivi i fondit

Ojektivi i investimit të Fondit Miks është krijimi i të ardhurave të rregullta dhe një rritje e moderuar e kapitalit në një periudhë afatmesme.

Politika e investimit

Fondi Miks synon të ketë një portofol investimesh të përqendruar kryesisht në instrumente financiare që i përkasin tre kategorive kryesore të aseteve: Tituj borxhi, Aksione, Tregu i parasë dhe ekuivalentë cash-i. Asetet e fondit investohen në instrumentet e mëposhtme:

  • Deri në 75% të aseteve investohen në tituj borxhi të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, një vend i BE-së apo çdo shtet tjetër i miratuar nga AMF, nga institucionet ndërkombëtare dhe / ose shoqëri tregtare që tregtohen në një treg të rregulluar ose bursë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në një vend të BE-së ose në një vend tjetër të lejuar nga AMF & në kuota të fondeve të investimit që investojnë në tregun e obligacioneve.
  • Deri në 40% të aseteve të fondit investohen në aksione që tregtohen në tregje të rregulluara ose në një bursë titujsh në vende të zhvilluara si SHBA, Kanada, vendet e BE-së, Zvicër, vendet e Paqësorit ose në vende në zhvillim në Europë apo Azi. Këto tituj janë në formën e aksioneve individuale ose kuota të fondeve te investimit në aksione, të tregtuara ose jo në bursë.
  • Deri në 80% të aseteve të fondit mund të jenë Depozita bankare, marrëveshje të anasjellta të riblerjes, cash dhe ekuivalentë cash-i.
Profili i Riskut dhe Përfitimit

Fondi Raiffeisen Miks i përket kategorisë së katërt të Profilit të Riskut dhe Perfitimit.

Rrisk i ulët
Potencial përfitimi më i ulët

Rrisk i lartë
Potencial përfitimi më i lartë

1
2
3
4
5
6
7

Treguesi i riskut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel risku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Kategoria e treguar e riskut nuk garantohet dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Karakteristikat kryesore
Monedha EURO
Horizonti minimal i rekomanduar i investimit 5 vite
Shuma minimale e investimit 500 Euro
Shuma minimale në rastet e planeve të investimit 50 Euro
Tarifa e administrimit Deri në 1.3 % në vit
Tarifa hyrëse 0.00%
Tarifa dalëse 0.00%
Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij) Max 3.5% në vit

 

 

Avantazhe

Pse të investoni në fondin Raiffeisen Miks?

– Mundësi investimi në monedhën Euro

– Diversifikim nëpërmjet investimeve në klasa të ndryshme të aseteve si Obligacione dhe Aksione, me nje horizont investimi afatmesëm ose afatgjatë

– Pjesëmarrje indirekte në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

– Fleksibilitet:

  • mund të shtoni shumën e investuar në çdo kohë;
  • mund të zgjidhni të investoni me një shumë të menjëhershme në fond ose nëpërmjet një plani investimi me pagesa automatike, periodike dhe në vlera të vogla
  • mund të kërkoni të shisni kuotat tuaja në çdo moment, pjesërisht apo në total: Raiffeisen Invest ju shlyen brenda 7 ditëve nga data e kërkesës për tërheqje nga Fondi

– Menaxhim profesional i aseteve tuaja falë stafit të kualifikuar të Raiffeisen Invest

– Transparencë: Akses në çdo kohë në llogarinë tuaj on-line dhe monitorim i investimit në çdo moment.

– Raiffeisen Invest sh. a – pjesë e grupit Raiffeisen