Si te investoj
Lexo me shume
Si te investoj

NË FOND INVESTIMI

Kurseni për një shtëpi, një makinë, shkollim apo qëllime të tjera.

Gati për të investuar?

Pavarësisht nëse jeni duke filluar investimin për herë të parë, apo e dëshironi shtoni/pakësoni investimin tuaj ne jemi këtu për t’jua bërë më të lehtë me këto hapa:

  • Në degë
  1. Parqaituni në një nga deget e Raiffeisen Bank Shqipëri
  2. Merrni informacionin për fondin, lexoni me vëmendje dokumentat si Informacioni Kryesor për Investiorin dhe Prospektin e fondit.
  3. Plotësoni një kërkesë për blerje të kuotave
  • Online

 

Në fondet e investimit
  • Avantazhet e investimit Lexo më shumë

    AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FOND INVESTIMI

    Krahasuar me investimin indidual në obligacione apo aksione, investimi përmes një fondi investimesh ka disa përtifime:

    Më pak risk përmes diversifikimit.

    Një Fond Investimi mund të investojë në qindra – apo mijëra – tituj individualë në të njëjtën kohë duke shpërndarë riskun.

    Menaxhim Profesional

    Ju nuk ju nevojitet të ndiqni ecurine e çdo aksioni apo obligacioni në fondin tuaj të investimit. Fondi menaxhohet nga profesionist të cilët kujdesen për këtë.

    Komoditet

    Ju mund të blini kuota të Fondeve të Invesitmit Online si dhe të kryeni investime automatike përmes planeve të investimit.

    Likuiditet në çdo kohë

    Ju mund të tërhiqni investimin tuaj në çdo kohë dhe paratë do të transferohen në llogarinë tuaj brenda 7 ditëve.

    Transparencë

    Mund të monitoroni ecurinë e investimit tuaj, në çdo kohë, online.

  • Pyetjet me te shpeshta Lexo më shumë

    PYETJET MË TË SHPESHTA

    Cfarë është një fond investimi?

    Një fond investmi është një grupim asetesh nga investitorë të ndyshëm, të cilat investohennë forma të ndyshme të instrumentave financiare (depozita, obligacione, aksione) në varësi të Polikës së Invesimit të Fondit.  Portofoli i instrumentave financiare menaxhohet nga ekspertë të fushës së investimeve.

    Sa lloje fondesh investimi ka?

    Fondet e investimeve mund të klasifikohen sipas disa kritereve. Kështu, në varësi të instrumenteve financiare në të cilat fondet investojnë,  mund të veçojmë fondet e obligacioneve, fondet e aksioneve dhe fondet të përziera (investojnë në obligacione dhe aksione).

    Si të zgjedh fondin që më përshtatet?

    Fondet e investimit shoqërohen me një periudhë të caktuar të rekomanduar të qëndrimit në fond dhe një risk të caktuar, në varësi të instrumenteve financiare që gjenden në strukturën e tyre. Kështu, investitorët me një tolerancë  më të lartë risku preferojnë të investojnë paratë e tyre në një fonde të përbëra kryesisht nga aksionet, ndërsa investitorët me një tolerancë të ulët risku preferojnë të investojnë në fonde që investojnë kryesisht në obligacione apo instrumenta të tregut të parasë.

    Si mund të bëhem investitor në fond?

    Ju mund të bëheni anëtar i fondit të investimit duke nënshkruar një urdhërblerje kuotash ne një nga degët e Bankës Raiffeisen Shqipëri. Nëse doni të shtoni investimin tuaj në fond u mund ta bëni në degë ose Online përmes aplikacionit Raiffeisen ON.

    Cila është shuma minimale e investimit në fond?

    Shuma minimale e investimit në fond fillon nga 5,000 Lekë si shumë e menjëhershme dhe 1,000 lek në formën e planeve të investimit, në varësi të fondit të investimit. Ju lutem referojuni Karakteristikave individuale të fondeve në Sekisionin Fonde Investimi në lidhje me shumat minimale të investimit për secilin fond.

     

    Nga çfarë varet siguria e parave të mia të investuara në fondet e investimeve?

    Fondet e investimeve janë subjekte  të rregulluara nga Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare. Gjithashtu, çdo fond investimi ka një depozitar, një institucion financiar i pavarur i licencuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes që është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të Fondit si dhe verifikimin e vlerës së tyre.

    A mund të ofrojë fondi një normë kthimi fikse të paracaktuar?

    Kthimi nga investimi në fond varet nga kushtet në treg, karakteristikat të fondit dhe strategjisë së investimeve që fondi vë në zbatim. Fondi i investimit nuk mund të garantojë një kthim fiks të paracaktuar.

    A ka investimi në fond një afat të përcaktuar?

    Investimi në fond nuk ka afat. Investitori mund të shtojë dhe zvogëlojë  investimin në çdo kohë

    A është fondi i siguruar nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD)?

    investimi në fond nuk është i siguruar nga agjencia e sigurimit të depozitave. Ky është standard ndërkombëtar për fondet e investimit në të gjitha tregjet ndërkombëtare