Këshilli i administrimit

Znj. Donalda Gjorga

Kryetare e Këshillit të Administrimit

Znj. Donalda Gjorga është aktualisht Drejtore e Departamentit të Thesarit në Raiffeisen Bank. Znj.Gjorga ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare (MBA) në fushën e Administrimit të Biznesit pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë. Donalda ka një eksperiencë 20 vjeçare në sistemin bankar nga të cilat 18 vjet në fushën e investimeve në tregjet financiare pranë Departamentit të Thesarit në Raiffeisen Bank. Znj. Gjorga ka përfunduar me rezultate maksimale testet finale të mbrojtjes së çertifikatave: ACI Dealing dhe ACI Diploma të ofruar nga Financial Market Association, që është shoqata më e madhe ndërkombëtare e traders në tregjet financiare.

Z. Peter Zilinek

Zv.Kryetar i Këshillit të Administrimit

Z. Peter Zilinek ka një ekseperiencë të gjerë në industrinë e menaxhimit të aseteve. Aktualisht ai mban pozicionin e Drejtuesit të Grupit në Departamentin e EQL në Raiffeisen Capital Management, Vienë, Austri. Si pjesë e Qendrës së Kompetencës për Menaxhimin e Aseteve në Raiffeisen Bank International (RBI), ai përfaqëson RBI në këshillat mbikëqyrëse të shoqërive që menaxhojnë fondet e investimeve dhe pensioneve në shumë vende të Europës Qëndrore dhe Lindore. Z. Zilinek ka diplomë masteri respektivisht në menaxhim financiar dhe juridik si dhe është mbajtës i titullit CFA.

Znj. Elona Llaci

Anëtare e Këshillit të Administrimit

Znj. Elona Llaci është Drejtore e Departamentit të Strategjisë dhe Inovacionit pranë Raiffeisen Bank, Shqipëri. Ajo ka një eksperiencë 19 vjeçare në sektorin Bankar duke mbuluar role të ndryshme si, Financime Projektesh, Vlerësim të Riskut të Kredive Korporate, Anëtare e Komitetit të Kredisë në Bankën Raiffeisen. Znj. Llaci ka njohuri të gjera në industri, ekspertizë për t’u orientuar përkundrejt sfidave të ndryshme që vijnë nga një mjedis dinamik biznesi, sikurse ka eksperiencën e nevojshme për të menaxhuar me sukses objektivat e organizatës, duke përqasur zgjidhje inovative me qëllim arritjen e rezultateve të larta. Znj. Llaci është diplomuar në 2004 në degën Financë / Kontablitet pranë Universtitetit të Tiranës, sikurse është një Manaxhere Inovacioni e certifikuar nga Global Innovation Management Institute.

Znj. Gentjana Ciceri

Anëtare e Këshillit të Administrimit

Znj. Gentjana Ciceri ka një eksperiencë 25 vjeçare në sektorin financiar dhe bankar. Ka mbajtur një gamë të larmishme funksionesh në sektore të ndryshëm si Retail, Operacione etj. Prej 15 vitesh ka punuar në sektorin Retail të Raiffeisen Bank në pozicionet e Drejtueses së Zhvillimit të Rrjetit, Kartave dhe Bankingut Digital. Eksperiencës dhe Zhvillimit të klientit. Aktualisht, që nga Prill 2022, mban pozicionin e Drejtorit të Shitjeve Retail dhe Rrjetit të degëve. Për disa vite ka kontribuar si lektore në lëndet Paraja, Bankat dhe Tregjet Financiare, dhe Financa Ndërkombëtare në Fakultetin e Ekonomisë të UT dhe në Universitetin e New York Tiranë.

Z. Erion Balli

Anëtar i Këshillit të Administrimit

Z. Erion Balli është aktualisht Drejtor i Divizionit të Menaxhimit të Riskut “Non-Retail” pranë Raiffeisen Bank, Shqipëri. Ai ka një eksperiencë të gjatë prej rreth 18 vitesh në sistemin bankar, nga të cilat 9 vite në Raiffeisen Bank sh.a. Që prej Majit 2017 është anëtar i Bordit të Administrimit të Raiffeisen Leasing. Gjatë periudhës Maj 2018 – Shator 2021 ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Riskut të Kredive Korporatë dhe Ndërmarrje të Mesme. Më parë ka mbajtur edhe pozicione të tjera të rëndësishme në Raiffeisen dhe Banka të tjera si: Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të kredive me probleme, etj

Znj. Edlira Konini

Anëtare e Këshillit të Administrimit

Znj. Edlira Konini ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare (grada Master) në Paris, Francë, në degën e Administrim Biznesit. Ajo ka një eksperiencë 17-vjeçare në fushën e investimeve dhe tregjeve financiare. Edlira ju bashkua Raiffeisen Invest në vitin 2009, pas një përvoje disa vjeçare si trader në sektorin e Forex-it pranë departamentit të Thesarit dhe Bankingut të Investimeve të Raiffeisen Bank, Shqipëri duke mbajtur fillimisht pozicionin e drejtores së manaxhimit të portofolit e më pas atë të zv. Administratorit të Përgjithshëm.

Znj. Alketa Emini

Anëtare e Këshillit të Administrimit

Znj. Alketa Emini ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare (grada Master) në degën e Administrim Biznesit. Ajo ka një eksperiencë 17-vjeçare në sistemin bankar në Shqipëri. Znj.Emini iu bashkua Raiffeisen INVEST në vitin 2017, pas një përvoje trembëdhjetë vjeçare pranë Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Kredive të Raiffeisen Bank Shqipëri, ku ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Menaxhimit të Riskut të Kredive Korporatë dhe Biznes i Mesëm. Për një periudhë pesë vjeçare ka qenë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Raiffeisen Leasing në Shqipëri.

Administratorët

Veprimtaria e përditëshme e shoqërisë drejtohet nga Administratorët ekzekutive:

Mrs. Edlira KONINI

Administratore e Pergjithëshme

Mrs. Alketa EMINI

Zv.Administratore e Pergjithëshme

Në përgjithësi, Administratorët kanë të drejtë dhe detyrohen:

a) të kryejnë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë;
b) të përfaqësojnë shoqërinë;
c) të kujdesen për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumentacionit dhe të librave Kontabel të shoqërisë;
d) të përgatisin dhe të nënshkruajnë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurisë së veprimtarisë, të cilët ia paraqesin Këshillit të Administrimit për miratim, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, për t’u paraqitur më pas për miratim nga Asambleja e Përgjithshme;
e) të krijojnë një sistem monitorimi e njoftimi të hershëm për rrethanat, që Kërcenojnë ekzistencën e shoqërisë;
f) të kryejnë regjistrimet e publikimet e detyrueshme të të dhënave të shoqërisë, sipas legjislacionit në fuqi ;
g) të paraqesin raporte mujore mbi manaxhimin tek Keshilli i Administrimit;
h) të raportojnë përpara Këshillit të Administrimit për zbatimin e politikave tregtare dhe për ndërmarrjen e masave me rëndësi të veçantë për veprimtarinë e shoqërisë;